Your Life

Sipas studimeve, femrat tërhiqen më tepër nga meshkujt që lexojnë. Këto janë arsyet

Jemi mësuar tashmë të shohim vetëm femra që lexojnë dhe mbushin sallat e bibliotekave me raste të rralla të meshkujve në to. Është thënë edhe se janë femrat që lexojnë, ato që pëlqehen më tepër prej meshkujve, por realisht, studimet tregojnë edhe të vërtetë edhe të anasjelltën e këtij pohimi. Pra, edhe meshkujt që lexojnë, shihen si shumë tërheqës prej femrave. Nuk ka rëndësi se çfarë lexon, rëndësi ka që ai të lexojë. Këto janë arsyet se pse një mashkull që lexon, shihet më tërheqës nga femrat:

  1. Sepse nëse shohin një mashkull që lexon, edhe kur ka probleme të mëdha, tregon se ai është i durueshëm dhe nuk nxitohet t’i përkeqësojë problemet.
  2. Për shkak të letrave të dashurisë, sms-ve dhe emaileve. Të gjitha femrat e pëlqejnë romantizmin dhe një mashkull që lexon, di se si të shkruajë tekste të bukura që t’i bëjë ato më tepër për vete.
  3. Sepse bisedat e qeta dhe plot me ide, janë shumë të pëlqyera nga femrat. Asnjëra nuk do pëlqente një mashkull që e pret në shtëpi me debate, por do donte dikë që edhe problemet më të rënda, do të dinte t’i zgjidhte me diskutime të qeta në tavolinë.
  4. Sepse lexuesit kanë shpirt aventurier dhe pëlqejnë të dalin shumë në natyrë. Shumica e femrave pëlqejnë të shëtisin.
  5. Sepse asgjë nuk i bashkon më shumë dy veta se sa një klub apo takim libri dhe me një lexues, ke se çfarë idesh të ndash.
  6. Sepse librat janë gjithmonë më mirë se koha e shpenzuar me filma.
  7. Sepse sa më shumë që të lexojë një mashkull, aq më shumë do të dijë ai ta dëgjojë femrën që ka përballë.
  8. Sepse të blesh dhurata është e vështirë dhe një mashkull që lexon, ka përherë ide të ndryshme për dhurata. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button