Magazine

Skenarët për fundin e botës, problemi me alarmet e rreme përgjatë historisë

Nga fetë e lashta tek ekologjia bashkëkohore, paralajmërimet e tmerrshme se fundi i botës është pranë, nuk janë vetëm të rreme – ato dëmtojnë edhe veten e tyre

Screen Shot 2016-05-26 at 14.54.00

Nga Roger-Pol Droit

Paris – Oh, më në fund do të shohim gjithçka që zhduket! Shpejt, le të zhduket bota, ja kolapsi i  pashmangshëm i shoqërisë, shihni teksa do të shfaroset çdo gjë! Qoftë një shprehje e dukshme e frikës apo një dëshirë të fshehtë, ëndrra e shkatërrimit ka patur prej një kohë të gjatë rrënjë fetare:nga indianët e lashtë të amerikës, teka zoroastrianët, të krishterët dhe myslimanët, njerëz nga kultura të ndryshme nëpër botë kanë parashikuar të gjithë fundin e saj.

Disa prej këtyre pritshmërive eskatologjike janë ende shumë të gjalla, dhe ato shfaqen aty-këtu; ISIS-i dhe grupe të tjera, kanë sjellë sërish milenarianizmin në plan të parë. Por, edhe besimet tek një fund katastrofik kanë evoluar, duke marrë forma të reja të panjohura. Për shembull ekologjia, është formësuar nga përsëritja imazheve të një kolapsi “universal”, të një njerëzimi që do të zhduket shpejt.

Dhe, guxon të thotë dikush, mbi katastrofën përfundimtare janë rishfaqur kohët e fundit edhe ndryshime politike. Po na thuhet me këmbëngulje, se “sistemi do të shembet, kapitalizmi është në ditët e fundit …” Edhe miti i vjetër i një greve universale është shplurosur:çdo gjë në fund do të vijë si një fund i papritur! Natyrisht, një fantazmagori e tillë është qesharake.

Një mori kolapsesh milenariste të botës – të njoftuara, parathëna dhe profetizuara në detaje – kanë ardhur dhe shkuar pa i vërejtur dikush. Në sferën ekologjike, një numër parashikimesh katastrofike kanë vazhduar prej një kohe të gjatë gjatë, por në fakt, ne nuk jemi drejtuar nga këto ‘mure’ të panumërta që qenë gjoja pashmangshme. Greva e përgjithshme e anarkistëve dhe sindikalistëve dhe fabulat e tjera mbi agimin e ri, kanë ekzistuar vetëm në letër. Dhe teoria e fundit e shkurtimit masiv të vendeve të punës, tërmetit të madh ekonomik dhe social që do të çojë botën në prag të katastrofës, nuk është asgjë tjetër veçse një shaka. Natyrisht një shaka e ligë.

Për pavarësisht nga çdo gjë, këto iluzione qesharake janë të dëmshme. Jo aq shumë për shkak të efekteve të tyre praktike, të cilat janë më shumë ose më pak joekzistente, por më tepër për shkak të dëmit që ato shkaktojnë në imagjinatën tonë kolektive. Për arsye se ato i parandalojnë njerëzit nga të menduarit rreth vazhdimësisë së botës, në lidhje me historinë siç ka ndodhur me kalimin e kohës.

Për shkak se ato pengojnë konceptet e durimit dhe kohëzgjatjes, duke i zëvendësuar ato me një përvojë të vetme, radikale e shëlbyese – përmbytja, zjarri i ferrit, revolucioni etj – që shkatërron çdo gjë për të ripërtërirë gjithçka. Virtyti i këtij kolapsi është e thënë se qëndron në mënyrën se si ai lejon ngritjen e një bote të ndryshme, pavarësisht nëse ajo quhet parajsë, Jeruzalem qiellor, komunizëm apo një planet i qëndrueshëm.

Por veprimi i menjëhershëm është gjithmonë shkatërrimi i dhunshëm i botës ekzistuese. Nga fantazitë mbi kaosin, dikush lëvizi pa dhimbje drejt kryerjes së një vandalizmi, pasi të rish në  gatishmëri nën frikën e parjes së botës në kolaps është në fakt një dëshirë e ndezur për të eleminuar edhe veten. Mos më keqkuptoni.

Me kritikën e këtyre miteve, unë nuk po mbroj heqjen dorë prej tyre. Dhe as nuk e mbështes idenë e Rene Dekartit se ne duhet të “ndryshojmë dëshirat e dikujt në vend të botës”. Do të qe e kotë të besohet se ajo që ekziston meriton të ruhet vetëm për shkak se ekziston, me koston e përjetësimit të padrejtësisë në mënyrë që të mos trazohet rendi aktual të gjërave.

Kapitalizmi nuk është i përjetshëm, mënyrat tona të jetës nuk janë të pandryshueshme, dhe besimi në të kundërtën do të jetë zhgënjyes. Pa dyshim që të dy do të zhduken përfundimisht ashtu si shumë qytetërime, sistemet sociale dhe strukturat ekonomike, kanë bërë më parë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që bota apo raca njerëzore do të marrë fund. Jo më shumë se historia, koha apo natyra. Ajo nga e cila ne duhet të heqim dorë, është ideja e një katastrofe të fundit, qoftë kjo rigjeneruese apo thjesht asgjësuese.

Në fakt, këto janë vetëm dy anë të së njëjtit koncept të shtrembëruar të një kulmi, krizë të fundit, shkatërrimi radikal. Nga vjen kjo ide? Ndoshta nga vështirësia jonë në pranimin e faktit se bota dhe historai janë të pafundme. Megjithatë, i pafundëm s’do të thotë i pandryshueshëm. Ne duhet të jemi në gjendje të krijojmë një botë të pafund, por në evolucion të vazhdueshëm.

Filozofi i lashtë grek Herakliti besonte se ndryshimi ishte i përjetshëm, dhe përjetësia e botës gërshetohej me një të ardhme pafundësisht të luhatshme. Niçe, 2 mijë vjet më vonë, e kapi këtë intuitë dhe e zhvilloi atë. Të dy qenë në gjendje të dilnin në përfundimin se ndonëse çdo gjë ndryshon, bota nuk rrënohet. Ata e kuptuan se edhe pse asgjë nuk mbetet kurrë e njëjtë, ju nuk duhet të – dhe s’mund – të keni një qasje nistore me të shkuarën. Rishqyrtimi i këtyre pikëpamjeve, do të na kursejë  me siguri shumë trazira të panevojshme.

“Les Echos” – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button