HistoriKulture

Sokrati i tradhëtuar? Jo nga Platoni

 

Screen Shot 2015-10-06 at 00.21.06

Marrëdhënia konfliktuale mes nxënësve dhe mësuesve, është kripa në historinë e mendimit. Një shembull është mënyra me të cilën Aristoteli kritikon autorin e “Republikës”, por duke mos i shkuar deri në fund, i vetëdijshëm se filozofia nuk mund të reduktohet në dimensionin politik

Thuhet se tradhëtitë janë kripa e jetës. E sigurtë është që janë kripa e filozofisë, nëse është e vërtetë që lindja e saj përkon me një tradhëti, atë të Platonit ndaj Sokratit. Zëri qarkullonte që në Athinë, dhe ishte vetëm fillimi. Më vonë do të fliste i riu Giacomo Leopardi, i bindur se tradhëtia e Sokratit kishte çuar në shkëputjen mes jetës dhe filozofisë. Më pas, George Grote kishte rritur dozën, duke thënë se Sokrati, në qytetin ideal të Platonit, as nuk do të kish mundur të banonte. Në vitin 1954 Hannah Arendt, ka rimarrë këtë ide, duke gjetur tek Sokrati i tradhëtuar nga Platoni, një pikë referimi për të rimenduar politikën bashkëkohore. Lista është e gjatë, dhe akuza gjithmonë e njëjta: arratia në metafizikë, larg prej botës së njerëzve…

[real3dflipbook id=”568″]


Leave a Reply

Back to top button