Analiza

SPECIALE E “COUNCIL OF FOREIGN AFFAIRS”: Kriza evropiane e emigracionit

Screen Shot 2015-04-27 at 09.31.32

SPECIALE E COUNCIL OF FOREIGN AFFAIRS: Kriza evropiane e emigracionit

Nga Jeanne Park

Numri në rritje i emigrantëve dhe azilkërkuesve, që largohen prej trazirave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, paraqet sfida komplekse për politikëbërësit evropianë, të cilët ndeshen ende me rritjen e dobët ekonomike dhe politikën kombëtare të fragmentuar. Evropa, sipas një raporti të vitit 2014 nga Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, është aktualisht destinacioni më i rrezikshëm për emigracionin

ilegal në botë, dhe deti Mesdhe, kalimi më i rrezikshëm kufitar.
Deri më sot, reagimi kolektiv i Bashkimit Evropian, për krizën në rritje të emigracionit ilegal, ka qenë i përkohshëm, dhe kritikët thonë se unioni, është më tepër i fokusuar në sigurimin e kufijve të bllokut, sesa në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe refugjatëve. Me partitë nacionaliste në rritje në shumë shtete anëtare, dhe shqetësimet ndaj terrorizmit islamik, një kanosës tashmë i madh në të gjithë kontinentin, mbetet e paqartë nëse krerët politikë, do të krijojnë një klimë të re të reformës së emigracionit.

Nga vijnë këta emigrantë?

Zallamahia politike në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë Afrikën, ka ripërtërirë prirjen për t’u

larguar drejt Evropës. Numri i kapërcimeve të paligjshme të kufirit në BE, u rrit në vitin 2011, teksa mijëra tunizianë filluan të mbërrinin në ishullin italian të Lampeduzas, 70 kilometra nga Tunizia, pak pas fillimit të Pranverës Arabe. Afrikanët e vendeve sub-sahariane, të cilët kishin emigruar më parë në Libi, gjatë viteve 2011-2012, u shpërngulën sërish pas trazira të epokës post-Gedafi. Rritja më e fundit e zbulimeve, përgjatë kufijve detarë të BE-së, i atribuohet numrit në rritje të refugjatëve sirianë dhe atyre nga Eritrea. Sipas statistikave të Komisionit Evropian, BE-ja ka rregjistruar rreth 626 mijë aplikime për azil politik në vitin 2014, numri më i madh brenda bllokut që nga viti 1992.

Kalimet e paligjshme të kufirit, ndodhin më shpesh përgjatë disa rrugëve të mëdha, që përfshijnë kufijtë jugorë dhe lindorë të Evropës. Kalimi qëndror mesdhetar, me Italinë duke shërbyer si pikë kryesore e hyrjes në Evropë, është aktualisht më i përdoruri nga emigrantët dhe azil-kërkuesit nga Siria, Iraku, Eritrea, Egjipti, dhe Somalia.

Përkeqësimi i sigurisë në Libi, Republikën Afrikës Qëndrore dhe Sudanin e jugut, është parë edhe si një faktor që ka nxitur valën e emigrantëve. Të bësh një dallim, midis azilkërkuesve dhe emigrantëve ekonomikë, nuk është gjithmonë një punë e lehtë, ndonëse këto grupe kanë të drejtë për të patur niveleve të ndryshme ndihme dhe mbrojtjeje, sipas ligjit ndërkombëtar. Kjo zonë gri, është përkeqësuar

shpesh nga metodat e paqëndrueshme, me të cilat përpunohen shpesh kërkesat për azil, në të 28-të vendet anëtare të BE-së.
Cilat vende të BE-së janë goditur më rëndë nga kriza?

Vendet anëtare të BE-së, më të goditura nga kriza ekonomike-Qipro, Greqia, Italia, Malta, dhe Spanja – kanë shërbyer edhe si pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve dhe refugjatëve, për shkak të afërsisë së tyre me pellgun e Mesdheut. Në vitin 2008, rruga e Mesdheut Lindor pa një rritje të mprehtë të migracionit të parregullt, dhe nga viti 2012, 51 përqind e emigrantëve që hynë ilegalisht në BE, e bënë këtë nëpërmjet Greqisë.

Kjo prirje ndryshoi në vitin 2013, pasi autoritetet greke zgjeruan kontrollet kufitare

nën kuadër të operacionin “Aspida” (Mburoja), i cili përfshinte ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba në kufirin greko-turk. Shtimi i patrullimeve në ujërat jashtë Afrikës Perëndimore, u mendua se kishte efektivitet në frenimin e emigracionit, përgjatë kalimit perëndimor të Mesdheut në Spanjë në vitet e fundit. Por vitin e shkuar, pikërisht aty u rregjistrua një numër dramatik tentativash për kalimin e kufirit nga emigrantët dhe azil- kërkuesit, që iknin nga konfliktet e armatosura në Kamerun, Republikës e Afrikës Qëndrore, Çad, Mali, Nigeri, Sudan dhe Sudanin e Jugut. Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, numri i emigrantëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Spanjë në vitin 2014, u rrit me pothuajse 70 përqind, në krahasim me vitin e kaluar, ose në

12.549 persona. Dhe pavarësisht përpjekjeve, për të përforcuar kufijtë në Melilla dhe Ceuta, territoret spanjolle që janë së bashku me Marokun, një rrjedhë e qëndrueshme për emigrantët nga Afrika Sub-Sahariane, duke vazhduar të evitojnë pengesat në këto dy zona. Megjithatë, rruga më e përdorur për këtë trafik përgjatë perimetrit të Europës jugore, mbetet kalimi qëndror mesdhetar nga Libia në Itali, që ka krijuar edhe valën më të fundit të madhe të emigracionit të parregullt. Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, në vitin 2013 pati rreth 40 mijë kalime të paligjshme të kufirit përgjatë kësaj rruge, thuajse 4-fishi i numrit të kalimeve të zbuluara në vitin 2012.

Kjo rrugë është konsideruar ndërkaq edhe një nga më të rrezikshmet: IOM-i, vlerëson se pjesa

dërrmuese e 3279 emigrantëve të vdekur në Mesdhe në vitin 2014, ka ndodhur në këtë zonë. Organizata ndërkohë thekson, se numri i vdekjeve mund të arrijë në rreth 30 mijë, deri në fund të këtij viti. Disa incidente që përfshijnë përmbysjen e anijeve, duke përfshirë tragjedinë më të fundit të pak ditëve më parë, ku mbetën të vdekur më shumë se 800 njerëz, kanë tërhequr vëmendjen globale dhe shkaktoi thirrje të fuqishme nga aktivistë të të drejtave të njeriut, Papa Françeskut, dhe politikëbërësve, për një përgjigje të bashkuar evropiane ndaj krizës së emigrantëve.

Sipas rregullores së Dublinit, shtetet që shërbejnë si pika hyrëse, mbajnë përgjegjësi të njëanshme për emigrantët. I rishikuar në vitin 2013, ky ligj i BE-së vazhdon të përcaktojë se

azilkërkuesit duhet të mbeten në vendin e parë europian, ku ata hyjnë, dhe që mbetet i vetmi përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil të klandestinëve. Emigrantët që udhëtojnë drejt shteteve të tjera të BE-së, rikthehen me forcë në atë vend të BE ku patën hyrë fillimisht. Për të lehtësuar barrën, përmes shpërndarjes së saj në gjithë BE-në, shtetet hyrëse përgjatë periferisë jugore, kanë bërë thirrje për pezullimin e Rregullores së Dublinit. Megjithatë, shtetet në veri si Gjermania, kanë vënë shpejt në dukje se pothuajse një e treta e 626.000 aplikimeve për azil në vitin 2014-së, ishin bërë brenda kufijve të saj. “Si barra, ashtu edhe ndarja e saj, janë në sytë e spektatorëve. Unë nuk e di, nëse ndonjë vend i BE-së do të gjejë ndonjëherë barazinë që po

kërkohet”- shprehet Heather Conley nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Me çfarë kushtesh përballen këta emigrantë?

Qendrat e trajtimit të emigrantëve në jug të Evropës – në Greqi, Itali, Maltë, dhe Spanjë – kanë patur të gjitha, akuza për abuzim dhe neglizhencë përgjatë viteve. Shumë grupime të të drejtave të njeriut, pretendojnë se një numër i madh i këtyre qendrave ka shkelur hapur Nenin III të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon trajtimin johuman apo degradues të emigrantëve.

“Ne duhet të mendojmë mbi emigracionin, si për një çështje të sigurisë njerëzore:mbrojtjen e njerëzve dhe sigurimin e ndihmës për ta”- thotë

zv.drejtues i Qendrës në Gjenevë për Politikat e Sigurisë Khalid Koser. “Tashmë ne e perceptojmë qartësisht- ose e keqkuptojmë – emigracionin si një çështje të sigurisë kombëtare. Dhe rreziku i sigurimit ndaj këtij fenomeni, është se rrezikojmë të legjitimojmë përgjigjet e jashtëzakonshme”.

Në Itali, emigrantët përballen me gjoba dhe dëbim, sipas ligjit të diskutueshëm të emigracionit Bossi-Fini, i cili parashikon se ata duhet të sigurojnë kontrata pune, para se të hyjnë në vend. Ky ligj i vitit 2002 e bën të emigracionin të paligjshëm – ashtu edhe ndihmën ndaj emigrantëve – të dënueshme me gjobë ose burg. Pavarësisht ashpërsisë së tij, shumë vetë thonë se ligji ka bërë pak, për të frenuar rrjedhën e emigrantëve në vitet e fundit.

Situata është veçanërisht kritike në Greqi, vendi i goditur rëndë nga kriza 5-vjeçare e borxheve, dhe e raundeve të njëpasnjëshme të masave shtrënguese financiare. Në qendrat e mbipopulluara, ku mbahen emigrantët e paligjshëm, mungon ajrimi i duhur, uji i pastër, dhe kanalizimet cilësohen si përgjegjëse për rëndimin e shëndetit të emigrantëve, në një kohë që keqtrajtimi i policisë dhe ngacmimet vazhdojnë të publikohen nga grupet e të drejtave të njeriut.

Grupimet e ekstremit të djathtë si “Agimi i Artë”, platformat anti-emigracion, i kanë ndihmuar gjithashtu të shtojnë dhunën ksenofobe. Normat tejet të larta të papunësisë dhe shkurtimet drastike në shpenzimet publike, do të thonë më pak mundësi

ekonomike dhe mbështetje për mirëqenien sociale për emigrantët dhe refugjatët. Buxheti për çështjet e emigracionit në shumë prej shteteve mesdhetare, mbetet i kufizuar për shkak se të gjitha shtetet e BE-së, kanë reduktuar shpenzimet publike në prag të krizës paralizuese ekonomike.

Vetë Frontex, pa t’i shkurtohej buxheti vjetor nga 118 në vitin 2011 në 89 milionë euro vitin e shkuar. Dhe, ndërsa Komisioni Evropian u zotua kohët e fundit t’i akordojë një shtesë prej 13.7 milionë eurosh Italisë, për operacionet e saj të shpëtimit të emigrantëve, shumë grupe të të drejtave thonë se këto fonde janë të pamjaftueshme.

Përkundrazi, emigrantët në veriun më të pasur, vendosen në qendra azili relativisht të mirë-

drejtuara dhe politika më bujare. Por këto vende të vështira për t’u arritur, shpesh kujdesen për emigrantët, të cilët kanë mundësi të lundrojnë drejt shteteve hyrëse, ose për të marrë dokumente të shtrenjta udhëtimi, që sigurojnë kalim të sigurtë ajror me ndihmën e trafikantëve. Këto vende, mbeten të paarritshme për shumicën e emigrantëve, që kërkojnë punë ose mbrojtje ndërkombëtare.

Si është përgjigjur Bashkimi Evropian?

Ngjashëm me krizën e sovranietit dhe borxheve, interesat kombëtare në vijimësi kanë tejkaluar ato evropiane në fushat e emigracionit dhe azilit. Kjo u dëshmua më së miri në vitin 2011, kur Franca rifuti kontrollet e shkutra kufitare, në zonën e lëvizjes së lirë të Shengenit, një gur themeli i projektit evropian, në përgjigje të

fluksit të mijëra refugjatëve tunizianë dhe libianë, që mësynin nga Italia fqinje.
Miratimi i politikës së ndërtimit të “kalave”, nga disa shtete anëtare të BE-së, ka shkaktuar një kosto të lartë, pretendojnë disa grupe të të drejtave të njeriut. Në Greqi, zbatimi i kontrolleve të rrepta kufitare, siç është programi “Aspida”, ka marrë përparësi mbi reformimin e sistemit jofunksional të azilit. Në Itali, programi i shpëtimit “Mare Nostrum” (Deti ynë), u nda në disa faza, ndërsa në tetor 2014 u zëvendësua nga një program më i kufizuar “Triton” nga Frontex, që ka një të tretën e buxhetit operativ të paraardhësit të tij.

Vendet ekonomikisht më të qëndrueshme të veriut, kanë vazhduar të ofrojnë politika më gjithëpërfshirëse të emigracionit dhe azilit. Në shtator 2013, Suedia njoftoi se do t’u ofronte qëndrim të përhershëm të gjithë refugjatëve sirianë. Por atë vit, Gjermania u angazhua gjithashtu të pranonte 10 mijë refugjatë sirianë, me statusin e rezidentit të përkohshëm. Por disa ekspertë, mendojnë se këto politika janë kundërshtim, me prirjen e ndjenjave anti- emigracion, që po fitojnë terren nëpër shumë vende të Evropës. “Në sfondin e kësaj rritje, është vështirësia që shumë vende evropiane hasin në integrimin e pakicave të tyre. Shumë prej këtyre emigrantëve, vijnë nga vendet myslimane, dhe marrëdhëniet me popullsinë vendase, nuk janë shumë të mira”- thotë ish- anëtari ‘Council of Foreign Affair’, Çarls Kupçan.

Kriza e fundit ekonomike, ka nxitur edhe një zhvendosje demografike në të gjithë kontinentin, me qytetarët e vendeve të goditura, që emigrojnë në një numër rekord në veri, në kërkim të një pune. Dhe ndërsa çështja BE- emigracion, ka shkaktuar ankth mbi përfitimet e mirëqenies sociale në muajt e fundit, “ata që kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, kanë tendencë për të provokuar debatin më të nxehtë politik, për shkak të çështjes së copëtimit të pushtetit vendor dhe integrimit”- thotë Kupçan.

Cilat janë propozimet kryesore për menaxhimin e krizës?
E nxitur nga numri i paparë i vdekjes të emigrantëve në det këtë muaj, BE miratoi një plan të zgjeruar 10-pikësh, për të frenuar valën
e emigrantëve dhe azilkërkuesve përgjatë Mesdheut. Megjithatë, disa kritikë thonë se synimet e këtij plani godasin thjesht kontrabandistët, duke mos arritur të përballet me problemit e madh të shteteve të dështuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, që nuk i lënë mundësi tjetër qytetarëve veç largimit. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker ishte gjithashtu i shpejtë në vënien në dukje, se plani do të kërkojë financim nga të gjitha shtetet anëtare. Mosmarrëveshjet e pritshme ndërmjet koalicioneve të brishta qeverive, mund të ngadalësojë zbatimin e çfarëdolloj mase të re politike. Veçmas, Parlamenti Evropian votoi në favor të krijimit të një kornize, për një sistem të përbashkët evropian të azilit në qershor 2013.

Megjithatë, zbatimi dhe aplikimi në të gjithë bllokun 28-anëtarësh mbetet një sfidë, dhe shumë politikëbërës thonë se kuadrit ligjor i mungon qartësia, dhe i jep ende shumë liri veprimi shteteve anëtare. “Emigracioni është një çështje, që godet në zemër të sovranitetit. Ka të bëjë me identitetin kombëtar, konkurrencën ekonomike, sigurinë – kështu që nuk është për t’u habitur, që qeveritë nuk janë të gatshme të lëshojnë shumë mbi këtë çështje”-thotë Conley i CSIS-së.

Ndërsa shumica e shteteve anëtare të BE-së, kanë qenë përgjithësisht të hapura ndaj rekomandimeve për patrullat e zgjeruara detare në Mesdhe, si dhe miratimin e teknologjisë dhe ndarjes së mjeteve të informacionit, ka pasur më pak marrëveshje për fillimin e politikave, që

garantojnë të drejtat e azilkërkuesve dhe emigrantëve.
Ekspertët, thonë se çdo lëvizje mbi reformën e emigracionit, do të jetë e vështirë, në kushtet kur partitë nacionaliste në të gjithë kontinentin po fitojnë vazhdimisht terren dhe kërcënimit të xhihadistëve evropianë, të cilët kthehen në shtëpi nga Lindja e Mesme dhe Afrikën e Veriut, një çështje që edhe kjo vijon të ndikojë tek opinioni publik.

Cilat janë pasojat e mundshme të një përgjigjeje jo të përshtatshme nga BE-ja? Mungesa e një përgjigje të koordinuar të Bashkimit Evropian, ndaj emigracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika, është dëshmi e mënyrave të ndryshme, përmes së cilave vendet individuale po vazhdojnë të shohin këtë çështje, përmes lenteve të sigurisë kombëtare, në vend se të mbrojtjes ndërkombëtare.
“Përgjigja politike e vendeve të unionit, duke përzënë emigrantët ose i burgosur ata për një kohë të gjatë, është në kundërshtim me shumë nga vlerat që promovon BE, si mbrojtja e jetës dhe e drejta e azilit”-thotë Conley. Përveç kësaj, ai druhet se për të minuar vlerat thelbësore të BE-së, mund të ndikojë edhe rreziku, që një fluks i qëndrueshëm emigrantësh mund të shtyjë shumë shtete anëtare ta pezullojnë Shengenin, si Danimarka dhe Franca vepruan në vitin 2011, për shtrirjet e gjata kohore.

“Unë dyshoj se nëse politika rreth emigracionit, do të fillojë të bëhet kaotike, ju do të shihni që vendet do të rivendosin kufijtë e brendshëm me shpeshtësi më të madhe, çka do të thotë se ata do të hedhin në erë një nga shtyllat kryesore të Evropës, që është lëvizja e lirë e njerëzve”-thotë ajo. /Council of Foreign Affairs/
a.g./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button