Your Life

Stërgjyshja rrit me vështirësi 6 stërnipër. Kjo histori do t’ju emocionojë shumë

Shumica e njerëzve kur arrijnë të 70-at janë kujdesur tashmë për familjet dhe fëmijët e tyre dhe mund të mendojnë për kohë më relaksuese, me më shumë paqe dhe pushime. Por jo kjo grua, e veja e një ushtaraku, nga Las Vegas, Nevada. Zonja Ella, e cila tashmë ka rritur fëmijët e saj, si dhe disa nga nipërit e saj, duhej të kujdesej edhe për 6 stërnipër në moshën 72-vjeçare.

Kjo grua me karakter të fortë e kishte të vështirë të paguante qeranë dhe të sillte ushqim në tavolinë për të mbuluar nevojat e të gjithë pjesëtarëve të shtëpisë. Për të mos përmendur riparimet që duheshin bërë rreth shtëpisë, të cilat shtoheshin vazhdimisht.

Zonja Ella po kalon pleqërinë e saj duke bërë gjithçka që mundet për t’i dhënë një shtëpi 6 stërnipërve të saj. Të gjitha këto i bën e vetme. Arsyet pse këta fëmijë jetojnë me stërgjyshen e tyre nuk janë të qarta, por ajo që dimë është se kjo ishte e vetmja mënyrë e mundshme që ata të jetonin së bashku në një shtëpi. Fëmijët e Elës janë po ashtu të varfër, dy prej tyre edhe të divorcuar. Rezultati ishte që gjashtë stërnipër duhet t’i rrisë vetë Ela.

Me afrimin e Krishtlindjes, shumë familje planifikojnëpër  dhurata dhe bankete. Por zonja Ella vetëm u lut që të mund të paguante qeranë dhe të kishte ushqim në tavolinë. Mirëpo ajo që ajo nuk e dinte, ishte se shoqja e saj më e mirë, Alicestine Miller, e njohur si Zonja Alice, po mendonte mbi një mënyrë për ta ndihmuar.

Zonja Alice kishte hartuar një plan sekret. Ajo bëri të mundur që një grup të panjohurish, të paraqiteshin në derën e Elës me një surprizë që atë e emocionoi pamasë. Skuadra e Surprizave të Fox5 mbërriti në shtëpinë e tij me një kamion plot mobilje, qilima, shtretër për fëmijë dhe madje edhe dekorime për Krishtlindje.

Shtëpia e zonjës Ella u mbush me mobilje të reja, krevate dhe dhurata për fëmijët, duke përfshirë një kartë dhuratë prej 500 dollarësh për çdo fëmijë. Por kjo nuk është e gjitha: Skuadra e Surprizave madje u pagoi atyre qeranë e shtëpisë për një vit të tërë.

Nuk mund t’i imagjinojmë vështirësitë, nëpër të cilat është dashur të kalojë kjo zonjë. Sakrificat e saj janë një burim i vërtetë frymëzimi për të gjithë ne. Jemi shumë të lumtur që ajo mori ndihmën që i duhej dhe që kësaj familje nuk do t’i duhet të shqetësohet për ushqimin dhe faturat për muaj të tërë, por përkundrazi të shijojnë kohën së bashku.

Back to top button