Psikologji

STOP! Mos thoni “po”, kur doni të thoni “jo”

Shumica e njerëzve urrejnë të thonë jo. Askujt nuk i pëlqen të zhgënjejë të tjerët, por të dish se kur dhe si të thuash jo, është një aftësi që mund ta kultivoni. Nëse e bëni si duhet, mund të ndërtoni marrëdhënie më të mira, dhe të çliroheni për të bërë gjëra të rëndësishme për ju.

Ja si të veproni.

Caktoni kufijtë tuaj personalë

Kufijtë përcaktojnë hapësirën emocionale dhe mendore mes jush dhe personit tjetër. Mendojini si rojtarë të hapësirës tuaj personale, dhe sigurohuni që ta keni të qartë se sa mund të pranoni. Vendosja e kufijve, sidomos me ata për të cilët ju bëhet vonë, mund të jetë e vështirë dhe mund t’ju bëjë të ndjeni faj fillimisht, por mos harroni se kujdesi për të tjerët kërkon që të keni energjinë e duhur për të qenë aty për të tjerët kur të kenë nevojë.

Identifikoni prioritetet

Që të merrni vendime të mira, ju duhet një ide e qartë e prioriteteve tuaja. Nëse i keni lënë të pqpërcaktuara, uluni dhe shpenzoni pak kohë duke menduar për gjërat që janë më të rëndësishme për ju. Nëse mësoni si të caktoni prioritete, ju do të bëheni më efiçientë, kurseni kohë dhe të ulni stresin. Kur ta dini cilat janë më të rëndësishmet, do të jetë më e kollajtë të kuptoni se ku ta përqëndroni energjinë tuaj.

Praktikohuni duke thënë fjalët

Qoftë nëse refuzoni ftesën për një festë apo një projekt të ri në punë, mund të thoni jo e njëkohësisht të jeni miqësorë dhe të respektueshëm. Caktojini vetes disa rregulla bazë dhe praktikoni atë që do të thoni. Jepni një përshkrim të shkurtër nëse doni, por mos u lëkundni apo mos u sprapsni. Jini të drejtpërdrejtë: “Më vjen keq, por nuk mundem tani”.

Kurrë mos bëni kompromis mbi integritetin tuaj

Integriteti juaj përcakton standartet dhe ju jep një kod moraliteti dhe etike. Përdoreni që t’ju rrëfejë rrugën për të thënë jo, dhe gjithmonë do të bëni zgjedhjet e duhura, që janë të ngritura mbi atë që besoni.

Dijeni që nuk mund t’i kënaqni të gjithë

Përpjekja për t’i bërë të gjithë të lumtur është recetë për stres dhe zhgënjim – dhe është e pamundur. Mund të keni frikë se njerëzit nuk do ju respektojnë apo do të zhgënjehen nëse thoni jo, por shumica nuk do të ulin vlerësimin për ju. Mos harroni që duke thënë jo po u tregoni atyre përreth se kujdeseni shumë për veten. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button