Shendeti

Studimi: Aspirina mund të rrisë shanset e mbijetesës nga kanceri

A rrit aspirina shanset e mbijetesës tek pacientët e prekur nga kanceri? Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se pavarësisht disa efekteve anësore të vogla, marrja e këtij ilaçi ka një efekt të përgjithshëm pozitiv në mbijetesën e njerëzve me tumor.

Ekipi rishikoi hulumtimet e mëparshme mbi aspirinën, dhe arriti në përfundimin se ajo mund të zvogëlojë inflamacionin e lidhur me kancerin, koagulimin jonormal, zgjerimin jo normal të enëve të gjakut, dhe të përmirësojë proceset e riparimit qelizor.

Përveç kësaj, ata gjetën një lidhje midis aspirinës dhe reduktimit të vdekjeve të lidhura me kancerin, përhapjes dhe komplikimeve vaskulare që shkaktoi kanceri. Ata thonë se edhe pse aspirina e shton hemoragjinë, ashpërsia e tij episodi është e vogël, duke sugjeruar se ky ilaç mund të përdoret kundër një game të gjerë kanceresh.

Studimi i botuar në Open Biology, sugjeron një efekt të përgjithshëm pozitiv mbimbijetesën dhe reduktimin e përhapjes së kancerit. Ky efekt është më i madh se sa efektet anësore më të vogla“ të lidhura me aspirinën siç janë gjakderdhjet.

Autorët thanë se duhen hulumtime të mëtejshme për të kuptuar shkallën dhe ndryshueshmërinë e çdo efekti. Por ato duhet të kryhen me një shkallë të lartë besimi,

se aspirina është një ilaç relativisht i sigurt” theksuan autorët. Pra ka shumë prova që sugjerojnë përfitime nga aspirina në parandalimin e rritjes së kancerit dhe përhapjes metastatike.

Dëshmitë mbi mekanizmat biologjikë, përfshijnë reduktimet që aspirina i bën inflamacionevetë lidhur me kancerin, koagulimin jonormal, rritjen jonormale të enëve të gjakut dhe përmirësimin e proceseve të riparimit qelizor. Dëshmi nga studimet klinike dhe epidemiologjike, tregojnë një lidhje midis aspirinës dhe reduktimit të vdekjeve të lidhura me kancerin, përhapjen e tij dhe ndërlikimet vaskulare.

Back to top button