Shkence

STUDIMI / Kur do të kemi kontakte me alienët?

Screen Shot 2016-08-05 at 17.38.45Sipas një studimi më të fundit, të kryer nga astronomët në Univesitetin Kornëll në Itaka (Nju Jork) dhe të prezantuar para Shoqatës Amerikane të Astronomëve, njerëzimi do të duhet të presë edhe 1500 vjet të tjera para setë mund të ketë kontakte me alienët. Punimi shkencor me titull “Analiza probabilistike e Paradoks të Fermit”, bën dekonstruksionin e këtij paradoksi: “Në rast se universi është plot me qytetërime të zhvilluara, ku gjenden të gjitha ato?”.

Ekspertët në Kornëll kanë kombinuar këtë analizë me parimin e mediokritetit, në bazë të të cilit atributet fizike të Tokës nuk janë unike, dhe se proceset natyrore janë kësisoj të zakonshme në të gjithë kozmosin. Rezultati konsekuent i llogaritjeve të tyre, është vlerësimi sipas të cilit do të duhen edhe shumë vite të tjera për të patur kontakte me alienët.

Gjithashtu, duke patur parasysh të dhënat e misionit Kepler të NASA-s, sinjalet e dërguara në hapësirë kanë mbërritur në rreth 2326 ekzoplanetë. Arsyeja pse nuk është marrë asnjë përgjigje, është pafundësia e madhe e hapësirës. Sinjalet janë dërguar 80 vjet më parë, dhe Rruga e Qumështit e shqyrtuar përbën vetëm 0.125 përqind të totalit. Pra para se të merret një përgjigje do të duhet një kohë të gjatë, në mënyrë që sinjalet të arrijnë të paktën tek gjysma e të gjithë sistemeve diellore që janë zbuluar në Rrugën e Qumështit.

Dhe, kur kjo të jetë e mundur, mundësia e gjetjes së jetës inteligjente, e cila të ketë aftësinë

për të deshifruar mesazhet tona e për t’iu përgjigjur atyre, do të vazhdojë të jetë shumë e ulët. Ndërkohë ata që as nuk e shtrojnë çështjen se kur do të ndodhë një kontakt i tillë, janë astrobiologët e Universitetit Kombëtar të Australisë. Në fakt, sipas studimeve të tyre, alienët tashmë janë zhdukur. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button