Shkence

Super Hëna do të jetë sonte. Po si ndodh?

Screen Shot 2015-08-29 at 3.51.05 PM

Sonte, Hëna do të shfaqet më e madhe se zakonisht në qiejt tanë. Shumë më e madhe në fakt, gjithmonë nëse qielli do të jetë i kthjellët. Në varësi të kushteve atmosferike, ajo do të shfaqet deri 14% më e madhe dhe 16% më e shndrritshme në qiejt tanë. Dhe për këtë arsye, Hëna do të ketë deri 42% më shumë ndikim mbi detin, kështu që mund të presim dallgë të mëdha. Po përse ndodh?

Ndodh sepse Hëna do të jetë në pikën më të afërt me Tokën, në ciklin e orbitës së saj. Kjo do të thotë se Hëna do të jetë 356955 kilometra larg Tokës, ndërkohë që në apogjeun e saj, ajo ndodhet rreth 405 500 km larg Tokës, gjë që do të ndodhë në 28 nëntor të këtij viti.

SuperHënat e ardhshme do të jenë në 28 shtator dhe 17 tetor – ndonëse e ardhshmja do të jetë vecanërisht mbresëlënëse.

Në shtator do të ketë një eklips total të Hënës, që do të shihet herët në mëngjesin e 28 shtatorit në Europë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button