Teknologji

Tani jo më komente negative në Facebook, vjen e reja më e fundit

Kishte shumë kohë që flitej për ndalimin e komenteve negative në Facebook, por vetëm dje është bërë zyrtare se kjo gjë mund të ndodhë.  Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook ka konfirmuar se ka blerë programin “TBH” që është i famshëm tek adoleshentët. Programi “TO BE HONEST” është risi që i ndihmon të rinjtë të mësojnë sjelljen e mirë dhe komplimentet.

Sipas “TBH” që në shqip ka kuptimin  “të jesh i sinqertë” deri tani është shkarkuar nga 5 milionë njerëz që nga muaji gusht kur aplikacioni u vendos në dispozicion të adoleshentëve. Por sipas techcrunch.com ky aplikacion së shpejti do të jetë aktiv dhe në Instagram.

Përfaqësues të Facebook u shprehën se këto dy këto aplikacione kanë të njëjtën qëllim, të ndërtojnë një komunitet që komunikon me njëri tjetrin dhe mbi të gjitha komunikojnë mbi bazat e një sjellje të mirë./A.B/bota.al

Leave a Reply

Back to top button