Bota

Të fundit nga situata me Coronavirusin nëpër botë (08 mars 2020)

Numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Itali është rritur nga 233 të shtunën në 366. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri tani arrin në 7.375 – nga 5.883 të shtunën.

Zyrtarët francezë të shëndetit kanë konfirmuar 1,126 raste të Coronavirusit, me numrin e vdekjeve që është rritur nga 11 të shtunën, në 19 të dielën.

Kancelari austriake tha se vendet e tjera evropiane do të detyrohen të adoptojnë masa të frenimit të përhapjes, aq drastike sa ato të Italisë, pasi Roma vendosi një çerek të popullsisë në karantinë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Egjipti ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi. I ndjeri është një shtetas 60-vjeçae gjerman.

Sekretari i shëndetësisë në Britani ka këmbëngulur se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë “gjithçka në fuqinë e saj” për të vonuar dhe zbutur kërcënimin e Coronavirusit pasi numri i njerëzve të testuar pozitivë për Covid-19 u rrit nga 209 në 273.

Kompania ajrore Alitalia po riorganizon shërbimet ajrore në aeroportet e Milanos dhe Venecias nga e hëna, pas masave të qeverisë italiane.

Italia është zhytur në kaos, pasi detajet e një plani për të karantinuar më shumë se 16 milion njerëz në veri, për shkak të përshkallëzimit të shpërthimit të Coronavirusit, rrodhën në media, duke futur mijëra njerëz në panik, të cilët u përpoqën të largoheshin fshehtas drejt jugut.

Spanja konfirmoi 589 raste, ndërkohë që viktimat janë 17.

Izraeli deklaroi të dielën se do të mbyllë kufirin me Egjiptin, duke filluar nga ora 5 sipas orës lokale. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button