Sport

A do të ulet dënimi i Suarez? Flet avokati

suarezDaniel Cravo, avokati i ngarkuar për të ndjekur procesin e ankimimit pranë organeve përkatse në federatën e futbollit të Uruguait, lidhur me sualifikimin e Luis Suarez është optimist. I intervistuar në ‘Radio Globo’, avokati shpjegoi: ” FIFA me një dënim të tillë (referuar dënimit për kafshim të mbrojtësit italin Chiellini nga Suarez) donte të tregonte se qëndrimi i saj ndaj rasteve të tilla ishte i ashpër. Ky qëndim vjen si pasojë e mos trajtimit me kaq ashpërsi të rasteve të ngjashme, në të kaluarën, si për shembull ai i  Zidane në 2006 apo Tassotti e Leonardi në, 1994,  dënimet ndaj të cilëve nuk ishin kaq të rënda.” Pyetja që avokati ngre është: “Episodi i Suarez është më i rëndi? !!” Referuar ecurisë së rasteve të sipërpërmendura, avokati beson se se dënimi që ka të bëjë me mos aktivizimin te Barcelona do të revokohet. Ndërkohë që do të përpiqet të ulë dënimin referuar aktivizimit në kombëtaren e Uruguait.

Leave a Reply

Back to top button