Analiza

“Do të vdesim si minjtë”

Odisea e Norman Atlantic, anijes që mori flakë rrugës për në Ankona. Bilanci i viktimave, si u shpëtuan fëmijët, shkaqet dhe dinamika e ngjarjes, si përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që kanë vazhduar gjithë natën

anija“Eshtë keq, shumë keq. U këput edhe kavoja e dytë. Ka shumë tym. Pasagjerët i ka mbërthyer paniku dhe shumë shpejt do të hidhen në det”.
Eshtë një sms tragjike ajo që ka mbërritur natën vonë nga një rimorkiator i anijes Norman Atlantic, ndërkohë që vazhdonin operacionet e shpëtimit, në përpjekjen për të rikapur tragetin, i cili lëkundej prej dallgëve gjashtë metra të larta. E kotë edhe përpjekja e tretë, ndërkohë që flakët riktheheshin duke lënë një hapësirë gjithnjë e më të vogël për pasagjerët. Kështu, ekipet e shpëtimit bënë përpjekje me një zgjidhje ekstreme: të zbrisnin pasagjerët nga një shkallë me litarë, e kapur në pjesën e përparme, ndërkohë që poshtë motovedetat do të shërbenin si dyshek.
Kanë ulëritur, qarë për orë të tëra pasagjerët. Në fillim prej zjarrit, flakët e të cilit i kanë prekur ndërkohë që kanë rritur shumë temperaturën. “Na zgjidhen lidhëset e këpucëve”. Më pas, prej të ftohtit që i mbështillte aty ku shkuan të strukeshin për t’u shpëtuar flakëve, në pjesën e përparme të anijes. “Të përqafuar fort për t’u ngrohur pak”, dhe ku kanë pritur dhe janë lutur deri natën vonë, që të shpëtoheshin. Duke lëshuar mesazhe të dëshpëruar: “Anija është anuar, jemi në rrezik, do të digjemi si minjtë”. Me tmerrin se mos përfundonin në ujë, si Georghios Doulis, një pasagjer grek, ic ili duke i besuar një rruge alternative për t’u shpëtuar flakëve, u hodh në det bashkë me të shoqen dhe vdiq nga hipotermia.
Odisea
Ishte nisur të shtunën në mbrëmje Nga Patra, në Greqi, trageti Norman Atlantic. NDalesa e parë ishte Igumenica. Në të dytën, Ankona, nuk mbërriti kurrë. Në agim, 13 milje larg prej brigjeve shqiptare dhe 35 larg prej atyre italiane, në garazhdin e gjysmëmbuluar të kullës së parë, patë një shkëndijë, e shkaktuar ndoshta nga një maune frigorifer. Aty poshtë kishte shumë mjete të ngarkuar me naftë. Era frynte me 100 km në orë, deti ndoshta 8 ballë. Operacionet e shpëtimit kanë nisur menjëherë dhe komandanti, Argilio Giacomazzi qëndroi në bord.
Bilanci
Ishin 478 pasagjerë. Natën vonë kishin mundur të shpëtoheshin 190 vetë, nëpërmjet dhjetë anijeve që ndodheshin në zonë. OPeracionet e shpëtimit kanë vazhduar gjatë gjithë natës, ndërkohë që u bënë përpjekje të rimorkohej anija drejt brigjeve italiane. Por, nxehtësia e flakëve i shkrinte kavot e fatit.
Fëmijët
“Ishin lakuriq dhe gjysmë të ngrirë, por fatmirësisht janë mirë”. Pasagjerët e vegjël të Norman Atlantic ishin të parët që hipën në bordin e helikopterëve të shpëtimit dhe që u dërguan në spitalet e brigjeve puljeze. Mes tyre, dy fëmijë 3 dhe 5 vjec, të shpëtuar bashkë me nënën e tyre me origjinë siriane, por me kombësi zvicerane. Pas fazës fillestare të menaxhuar nga kapiteneria e portit grek, operacionet e shpëtimit u koordinuan nga komanda e përgjithshme e Rojës Bregdetare të Romës.
Dje, klima në sallën operative ishte shumë e tensionuar. “Djema, duhet të rrotulloni anijen. Duhet që harku të drejtohet nga juglindja”.
“Ku është lista e pasagjerëve? E dua për dhjetë minuta”.
“Duhet të vëmë urgjent në punë rimorkiatorin, por ura është në flakë. Një skuadër e ekuipazhit po përpiqet të vendosë kavon, por është shkrirë nga nxehtësia”.
Të udhëhequr nga admirali Gianni Pettorino, operacioni koordinohej me urdhërat e dhënë nga helikopterët, anijet që ndodheshin në vend, dhe zjarrfikësit. NDërkohë që nga lart operacionet kontrolloheshin nga një komandant në vendngjarje.
Rimorkuesit
Kryeministri italian, Matteo Renzi ka kërkuar menjëherë të mbahet i informuar për cdo fazë të operacionit. Dhe ministrja e Mbrojtjes, Roberta Pinotti, ka siguruar për vazhdimësinë e masave të marinës ushtarake dhe aeronautikës përgjatë gjithë natës.
Renzi ka biseduar dy herë me kryeministrin grek, Samaras dhe ka takuar ministrin e Jashtëm, Gentiloni. “Po ndjekim gjithcka me një angazhim maksimal të marinës sonë”, ka shkruajtur ai. Dhe pas orës 22.00, sërish në Tëitter: “Faleminderit atyre që punojnë prej disa orësh në Ravena. Italia është krenare për ju. Do të jetë natë e gjatë: faleminderit”.
“Shqetësimi ynë i vetëm është të shpëtojmë njerëzit”, shpjegonte admirali Pettorino, ndërkohë që kryhej transporti i personave nga Norman Atlantic për në anijet e vogla dhe motovedetat e mbërritura në vendngjarje, të cilave u ishte shtuar edhe nija ushtarake San Giorgio. Dhe kishin nisur përpjekjet për Planin B.
Të nxirrej anija nga furtuna. Ia kishte dalë rimorkuesi Marietta Barretta, pas disa orësh përpjekje. Por kavoja u këput. Edhe katër rimorkiatorë të tjerë u përpoqën për ta tërhequr në Brindizi apo Otranto.
Dinamika
Nga garazhdi i kullës 5 flakët vunë menjëherë në rrezik kabinat, që nuk ishin shumë larg. Komandanti kërkoi menjëherë evakuimin e pasagjerëve nga dhomat. Ndërkohë flakët kërcënonin edhe kullën e komandës, që u braktis shumë shpejt. Por Giacomazzi ka vazhduar të jetë në krye të emergjencës dhe ka urdhëruar braktisjen e anijes. Por në traget kishte vetëm dy varka shpëtimi me afro 150 vende. E para u hodh në det gjysmë e boshatisur. Vetëm 39 vetë hipën, që u shpëtuan menjëherë. Më pas ndodhi blackout-i dhe ekuipazhi nuk ka mudur ta ngrejë në mënyrë manuale, pasi kishin vetëm mekanizma elektronikë.
Kishte një rrëshkitëse Norman Atlantic, që duhej të garantonte largimin: një lloj tubi plastike i cili në fund kishte një mjet shpëtimi. Por, ndoshta prej nxehtësisë, i tradhëtoi dy pasagjerët, një cift të moshuarish grekë. Në fillim ngecën brenda tubit. Më pas, burri ra në ujë. Më kot ata të anijes Cruise Europa u përpoqën ta shpëtojnë përpara se të vdiste, ndoshta prej të ftohtit. Por dallgët ishin shumë të larta, tentativa dështoi dhe anija e humbi mjetin e shpëtimit.
Shkaqet
Do të ketë kohë për të kuptuar shkaqet e tragjedisë. Inspektimet e fundit në anije kishin pikasur gjashtë të meta. Pronari përgënjeshtron. Por kamionistët tregojnë me gisht mbingarkesën e tragetit: “Pjesa e sipërme e mjeteve të rëndë fërkohej me tavanin e garazhdit. Maunet ishin me naftë dhe ishin vendosur si sardele, kërcenin prej dallgëve të larta. E lehtë të mendosh që shkëndija ka nisur aty”.
Alarmi jepet në orën 5. Nga celularët dëgjohen ulërimet e para që shndërrohen në thirrje dëshpërimi kur del dielli: “Nuk mund të na shpëtojnë. Eshtë kohë e keqe dhe nuk mund të na nxjerrin. Kemi probleme me tymin. Do të vdesim të mbytur nga tymi, ose nga i ftohti”. Por ekipet e shpëtimit nuk kanë shpëtuar së besuari. Asnjëherë. “Do të vazhdojmë deri sa të shpëtojnë të gjithë”. /corriere.it/

e.gj./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button