Magazine

TEORI KONSPIRATIVE / A po jetojnë alienët në planetin tonë?

Kërkimi për inteligjencën jashtë-tokësore, ka vazhduar për më shumë se 100 vjetësh. Që në vitin 1896, Nikola Tesla filloi të kërkonte sinjale radioje nga planetët e tjerë. Kërkimi, i njohur si SETI, është kryer nga shkencëtarë të ndryshëm në të gjithë botën.

Të gjithë duke vepruar në mënyrë të pavarur, por duke bashkëpunuar për të marrë rezultatet më të mira. Por në vitin 2016, duket se përpjekjet e SETI, mund të jenë keqdrejtuar. Një ish-zyrtar në qeverinë kineze, njoftoi se alienët jetojnë mes nesh, dhe se autoritetet e dinë këtë. Gati gjysma e kinezëve, beson në ekzistencën e alienëve

Kina, mburret me numrin më të madh të organizatave mbi UFO-t në botë. Megjithëse ato ndryshojnë në aftësinë e tyre për të hetuar dhe për të regjistruar sinjalizimet e UFO-ve, ato janë të mbrojtura nga Shoqatën Kombëtare të Studimeve mbi Jashtëtokësorët, që financohet nga qeveria kineze.

Anëtarët e saj përfshijnë shkencëtarë dhe inxhinierë dhe gjuetarë amatorë të UFO-ve. Rreth një e treta e anëtarëve të Shoqatës, janë gjithashtu anëtarë të qeverisë. Njëri prej tyre është Sun Shili, një zyrtar i dalë në pension i Ministrisë së Jashtme. Si president i Shoqatës së Studimeve mbi UFO-t me qendër në Pekin, ai deklaroi në nëntorin e vitit 2016, se vitet e hulumtimeve nga shkencëtarët kinezë, dëshmojnë se shumë zbulime të UFO-ve janë autentike.

Për më tepër, ai tha se qeveria kineze ka qenë në dijeni për dekada, mbi faktin që alienët egzistojnë. Së fundmi, ai thotë se alienët po jetojnë aktualisht mes nesh, dhe ne as që e kemi vënë re këtë. Ata ecin dhe jetojnë mes nesh, si qenie normale njerëzore. Ai thotë se ne nuk i njohim ata, pasi janë maskuar si njerëz.

Megjithatë, Sun nuk tha se sa alienë jetojnë saktësisht në Tokë, dhe as nëse ata jetojnë mes nesh me lejen e qeverive botërore. Ai nuk paraqiti ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij, por ai thotë se ka mbështetjen e dhjetëra shkencëtarëve dhe anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Studimeve mbi Jashtëtokësorët.

Megjithatë, një pretendim i ngjashme fitoi vëmendje në vitin 2016. Në mars, revista e organizatës Hispanic UFOlogy, “Inexplicata”, raportoi se komunitetet sekrete të alienëve, jetojnë në baza të shpërndara anembanë Argjentinës. Baza më e madhe e tyre, duket se ndodhet rreth 70 milje nga Salta, në veri-perëndim të Argjentinës.

Raporti i etiketon këta alieanë si Plejadianë. Ata vijnë nga yjësia e Plejadave, që gjendet rreth 400 vjet dritë larg nga Toka, dhe përbëjnë pjesë të konstelacionit të Demit. Këto yje, kanë patur për një kohë të gjatë një vend të rëndësishëm në kulturën njerëzore. Ato njihen nga Hinduizmi, shfaqen në artin e Epokës së Bronzit, dhe përmenden në Bibël dhe Kur’an.

Rrjedhimisht, teoricienët e konspiracionit besojnë se Plejadianët kanë qenë në Tokë për mijëra vjet, duke ofruar udhëzime shpirtërore për njerëzimin. Sipas “Inexplicata”, Plejadjanët janë humanoidë në pamje, gjë që e bën Tokën një shtëpi të përshtatshme të re për ta.

Vendbanimet e tyre, janë kasolle të vogla të fshehura në rrugët e ngatërruara në fshatrat malore, të mbrojtura nga porta. Kur një gazetar vizitoi një nga këto vende, Plejadasit e mirëpritën, dhe e lejuan të shkrepte disa fotografi. Mjerisht, s’ka asnjë dëshmi për të mbështetur ndonjërën nga këto pretendime rreth Plejadianëve.

Kjo fotografi është thuajse me siguri ajo e një skulpture, ndoshta e një figure prej dylli, dhe është parë gjerësisht si një mashtrim – madje edhe nga UFO- logjistët e tjerë. Ngjashëm, mungesa e provave mbështetëse të prodhuara nga Sun Shili është problematike.

Megjithatë, ai ka shumë vite përvojë në shqyrtimin e raporteve mbi UFO-t, dhe takimeve me alienët. Ai i bëri pretendimet e tij, në kuadër të një forumi të organizuar për të paraqitur dëshmitë më të fundit mbi UFO-t dhe jashtëtokësorët, që bien në kontakt me Tokën.

Organizatorët e inkurajuan Hilari Klintonin, të përmbushë premtimin e saj për të deklasifikuar të gjitha dosjet dhe sekretet e qeverisë amerikane mbi UFO-t. Por, ajo premtoi ta bënte këtë, vetëm nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Por ajo humbi. Ndërkohë, përpjekjet e SETI vazhdojnë.

Por pavarësisht disa deklaratave intriguese, nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar të një kontakti me një qytetërim alien. Në fakt, astronomi Set Shostak, i cili drejton Institutin SETI në Mountain Vieë, Kaliforni, konfirmoi në nëntor 2016 se nuk ka ndonjë plan për atë që duhet të bëhet, nëse ndodh kontakti i parë me alienët.

Në vitet 1980, u hartuan protokollet për të gjithë studiuesit e SETI-t, por këto “protokolle” janë thjesht udhëzime që nuk zbatohen me ligj. Për më tepër, ata thjesht udhëzojnë cilindo që ka kontakte me alienët të njoftojnë hulumtuesit e tjerë SETI, dhe të mos reagojë përpara se

të konsultohen me bashkësinë ndërkombëtare.

Nuk ekziston asnjë sistem për përgjigjen e qeverisë. Sipas Shostak, asnjë agjent i fshehtë apo zyrtar ushtarak nuk ka konfirmuar ekzistencën e ndonjë kontakti të mundshëm. Me pak fjalë, kërkimet shkencore për alienët dhe UFO-t, janë plotësisht të shkëputura nga autoritetet qeveritare.

Përveç, ndoshta Kinës. Në mënyrë intriguese, kjo e lë hapur derën për vërtetësinë e teorisë së Sun Shilit. Pretendimet e tij, që ne jetojmë në një botë të ngjashme me “Men In Black” (Burrat në të Zeza), ku qeveria fsheh dhe mbron alienët që jetojnë në Tokë, mund të jenë të vërteta.

Nëse komuniteti shkencor, njerëzit më të kualifikuar dhe më aktivë në kërkimin e jetës jashtëtokësore, është kaq i ndarë nga qeveria, do të jetë krejtësisht e painformuar mbi aktivitetet e qeverisë. Prandaj, edhe në mungesë të provave, kur një ish-zyrtar si Sun Shili thotë se alienët janë një nga sekretet më të mirë-ruajtura të qeverisë, ai mund të mos e ketë gabim. / “AlltimeConspiracies” – bota.al

Leave a Reply

Back to top button