Bota

Tërhiqet edhe kandidatura e Trumpit për Sekretar të Punës

Andrew Puzder është tërhequr nga kandidatura për Sekretar të Punës, bëri të ditur një burim pranë Puzderit, si dhe një zyrtar i lartë i administratës.

Vendimi erdhi pasi republikanë të Senatit i thanë Shtëpisë së Bardhë se ai po humbiste mbështetje, duke shtuar se katër republikanë ishin të vendosur të mos e votonin dhe numri mund të arrinte në 12. Puzderi ka nevojë për të paktën 50 vota që të kalojë, me votën e zëvendës presidentit që përcakton se nga anon peshorja, dhe republikanët kanë kontrollin e vetëm 52 vendeve. Puzder, CEO i kompanisë që ka në pronësi linjat e fast food-it, “Hardee’s” dhe Carl’s Jr., është përballur me kundërshtime të forta nga demokratët, për shkak të pozicioneve të tij në lidhje me cështje të punësimit si dhe faktin që ka punësuar një punonjësve shtëpie pa dokumenta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button