Zodiak

Tetori do të jetë muaji më pozitiv, për këto 3 shenja Horoskopi

Tetori ka hyrë tashmë, dhe ju i keni gati objektivat tuaja për këtë muaj? Por dije se pavarësisht planeve që ke, Kozmosi do e bëjë pjesën e vet. Dhe tetori do të jetë muajimë i mirë për këto tre shenja Horoskopi. Përpiquni ta shfrytëzoni…

BINJAKET:

Dielli po stimulon argëtimin, romancën dhe kreativitetin këtë muaj. Do të jeni zjarr, Binjakë. Ta pranojmë, flirtimi është mënyra juaj e preferuar si e kaloni kohën dhe askush nuk mund të rezistojë shkëlqimin e syve tuaj. Hëna e re tek Peshorja në 8 tetor e ndriçon fushën e jetës suaj të lidhur me shprehjen krijuese, e cila krijon një fillim të ri plot ngjyra. Kush e di, ndoshta ju do të takoni dikë të veçantë këtë muaj. Çdo gjë është e mundur. Sa i përket dashurisë, Venusi shkon në retrogradë më 5 tetor , sa i përket shëndetit dhe rutinës së përditshme. Ndoshta po nisni një rutinë të re. Në çdo rast, energjia retrogradë është ideale për punën në prapaskenë, prandaj merruni!

Peshorja:

Ky me siguri do të jetë muaji yt, Peshore. Me kalimin e diellit tek shenja juaj, të gjitha gjërat që lidhen me pamjen dhe identitetin tuaj personal do të jenë në vend të parë gjatë kësaj periudhe. Në fund të fundit, askush nuk e do bukurinë dhe hirin më shumë se ju, Peshore. Planeti juaj mbizotërues do të tërhiqet në 5 tetor tek financat dhe vetëbesimi. Venusi dëshiron që ju të rishikoni vetëvlerësimin tuaj, pa përmendur zakonet tuaja të mira gjatë këtij cikli retro. Planeti i dashurisë kthehet në shenjën tuaj në kohë për fundin e muajit dhe deri në atë kohë, do të keni një kuptim më të mirë të asaj që ia vlen. Meqë ra fjala, nuk ka asgjë për t’u frikësuar, përkundrazi. Kjo periudhë retrograde do t’ju sjellë një mbyllje të nevojshme dhe ndoshta edhe të ardhura shtesë.

Ujori

Jeni të apasionuar pas udhëtimeve? Me diellin që kalon nëpër shenjën duke ndikuar udhëtimet, arsimin e lartë dhe tokat e huaja, do të jeni të ngazëllyer nga ndjesia e të qenurit më spontanë se kurrë. Ju po zgjeroni horizontet tuaja dhe ka shumë të ngjarë që jeni gati të ndërmerrni një kurs të ri për diçka që dëshironi të mësoni. Ndërkohë, Venusi, planeti i dashurisë dhe i bukurisë është pranë jush. Pra, ju jeni më tërheqës për publikun gjatë kësaj kohe. Megjithatë, sigurohuni që të merrni gjërat ngadalë sapo Venusi të jetë retrogradë. Përsëri, nuk ka asgjë për t’u frikësuar, por është diçka për ta mbajtur në mend. Papritmas, mund të hasni një ose dy hije në lidhje me marrëdhëniet profesionale.

Leave a Reply

Back to top button