Thenie

Thëniet e Robin Willliams që do t’ju përlotin

Është e pamundur të shohësh një film të Robin Williams e të mos qeshësh. Mirëpo, krahas të qeshurave, ai la në këtë botë edhe një sërë thëniesh me vlerë që të bëjnë të përlotesh, teksa mendon se sa vlerë kanë dhe se sa mund të ketë vuajtur vetë aktori, por që sërish e ka gjetur forcën të dalë nëpër filma e të qeshë, duke mos harruar të na bëjë edhe nëve të qeshim. Më poshtë keni disa nga thëniet më të bukura të tij:

“Unë mendoja se gjëja më e dhimbshme në jetë, ishte të përfundoje duke jetuar vetëm. Gjëja më e dhimbshme është të përfundosh pranë njerëzve që të bëjnë të ndihesh i vetmuar”.

“Të lutem, mos u shqetëso shumë! Në fund asnjëri nga ne nuk do të jetë pjesë e kësaj bote. Jeta fluturon. Ndaj, nëse ndonjëherë ndihesh i/e trishtuar, unë dua të shohësh qiellin e një nate vere dhe, kur një yll të bjerë, të shprehësh dëshirën tënde më të madhe. Bëje jetën tëndetë jashtëzakonshme!”

“Gjithçka që të duhet, është thjesht të mbash një buzëqeshje të shtirur në fytyrë për të fshehur një shpirt të lënduar dhe ata kurrë nuk do ta kuptojnë, se sa i mërzitur ndihesh përbrenda”.

“Mendoj se njerëzit më të trishtuar gjithmonë përpiqen në maksimum për t’ bërë të tjerët të lumtur, sepse ata e dinë se si është të ndihesh komplet i pavlerë dhe nuk duan që askush tjetër të ndihet ashtu”.

“Nëse ndonjëherë ndihesh në depresion, hapu me dikë. Kujto që vetëvrasja është një zgjidhje e përhershme për problemet që janë të përkohshme”.

“Ti ke për të pasur kohë të vështira në jetë, por ato gjithmonë do të të kujtojnë gjërat e bukura, të cilave ti nuk po i kushtoje rëndësinë e duhur”.

“Çdokush që ti njeh, është duke kaluar nëpër një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Ndaj, ji i sjellshëm! Gjithmonë!” / Përzgjodhi dhe shqipëroi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button