Horizonti.al

Thesari i humbur i dorëshkrimit të bakrit, në Detin e Vdekur

Screen Shot 2016-05-07 at 11.47.21Dorëshkrimi i Bakrit është pjesë e serisë të jashtëzakonshme të dokumentave të shekullit 1 që u zbuluan fillimisht në Shpellat e Kumranit, dhe që njihen si Dorëshkrimet e Detit të Vdekur. Megjithatë, Dorëshkrimi i Bakrit është shumë i ndryshëm nga dokumentat e tjerë të librarisë së Kumranit. Në fakt, është kaq jonormal mes Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur, saqë studiuesit besojnë se duhet të jenë vendosur në shpellë në një kohë të ndryshme nga pjesa tjetër e dokumentave. Profesor Richard Freund, një arkeolog, ka thënë se dorëshkrimi i bakrit “është ndoshta më uniku, më i rëndësishmi, dhe më pak i kuptuari”.

Ndërkohë që shumica e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur u gjetën nga Beduinët, Dorëshkrimi i Bakrit, i cili tani është ekspozuar në Muzeun e Jordanisë në Aman, u zbulua nga një arkeolog. Ai u gjet në 14 mars 1952, në pjesën e pasme të Shpellës 3 në Kumran. Ishte i fundmi i 15 dorëshkrimeve që u zbuluan në shpellë, dhe kështu që njihet me emrin 3Q15. Ndërkohë që dorëshkrimet e tjerë janë shkruajtur në pergamenë ose papirusë, ky dorëshkrim ishte skalitur mbi metal: bakër i përzierë me 1 përqind kallaj.

Screen Shot 2016-05-07 at 11.47.15Metali i ndryshkur nuk mund të shpalosej me mjete të tjera, kështu që në vitin 1955 ai u pre në 23 rripa dhe më pas u ribashkua. Gjuha e tij është e ndryshme nga e të tjerëve – hebraishtja ishte më pranë gjuhës Mishnah se sa hebraishtes letrare të Dorëshkrimeve të tjerë. John Marco Allegro, që kishte mbikëqyrur shpalosjen e dorëshkrimit, e transkriptoi menjëherë përmbajtjen e tij. Më pas u bë e qartë se kishte diçka shumë unike përmbajtja e tij. Ndryshe nga dorëshkrimet e tjerë, që ishin vepra letrare, dorëshkrimi i bakrit përmbante një listë.

Nuk ishte një listë e zakonshme, por përmbante drejtimet për në 64 vendndodhje ku mund të gjenden sasi të mëdha thesari. 63 prej vendeve u referohen thesareve me flori dhe argjend, që vlerësohen me disa tonë. Në dorëshkrim renditen edhe mjete ndërkohë që në tre vende thuhet se ka dorëshkrime të tjerë. Një hyrje në listë përmend veshje priftërore. Në total, në dorëshkrim janë renditur 4600 talenta me metale të çmuar.

“Dyzetë talenta ndodhen poshtë shkallëve në gropën e kripës… 65 shufra hekuri në terracën e tretë në shpellën e Shtëpisë së larjes… 70 talenta argjend janë mbyllur në kuti druri që janë fshehur në varrin në oborrin e Matias. 15 kubitë larg prej derës lindore ndodhet një cisternë. Dhjetë talentat ndodhen në kanalin e cisternës… Gjashtë shufra argjendi ndodhen në skajin e shkëmbit që ndodhet nën murin lindor në cisternë. Gërmo katër kubitë në qoshen veriore të pellgut në lindje të Kohlit. Aty do të ketë 22 talenta monedha argjendi”.

Eshtë supozuar se thesari që përmend dorëshkrimi është thesari i Tempullit Hebre. Disa studiues kanë pretenduar se i ka përkitur Tempullit të Parë, që u shkatërrua nga Mbreti i Babilonisë, Bebukadnezari në vitin 586 para Krishtit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button