Kinema & TV

“Thor: Ragnarok” vazhdon të kryesojë. Çmenduri, sasia e të ardhurave (Video)

Një nga filmat më të shumëpritur të 2017 “Thor: Ragnarok” vazhdon të kryesojë në Box Office, duke arkëtuar 56.6 milionë dollarë. Në film, Thor është i burgosur në anën tjetër të universit pa armën e tij të fuqishme dhe do të duhet të luftojë me kohën për t’u kthyer në Asgard dhe të ndalë Ragnarok në shkatërrimin e botës e civilizimit.

Por, heroit fillimisht do t’i duhet të mbijetojë një përballjeje gladiatorësh që do ta vërë atë në sfidë me shokun nga Avengers, Hulk. Pas tij renditet komedia “Daddy’s Home 2” me 30 milionë, i ndjekur nga thrilleri “Murder on the Orient Express” me 28.2 milionë dollarë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button