Psikologji

Ti duhet të distancohesh nga njerëzit egoisë!

Daniel Amos është një djalë i ri, i cili ka frymëzuar miliona njerëz anembanë botës me fjalimet e tij përmes rrjeteve sociale. Ai është më tepër i njohur në rrjetin social Facebook, ku numëron mbi 10.5 milionë ndjekës, të cilët e komentojnë vazhdimisht në postimet e tij inkurajuese. Në vijim do të ndiqni një nga mesazhet e tij më të rëndësishme, i cili padyshim do t’ju vlejë edhe juve :

“Për fat të keq ne jetojmë në një botë të mbushur plot me persona egoistë, të cilët nuk shqetësohen aspak për njerëzit që lëndojnë, apo që përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Ata lumturohen vetëm nga ajo çfarë marrin në fund të gjithçkaje.
E vërteta është se disa njerëz do të vënë re natyrën tënde si një person i mirë dhe bujar dhe nuk do t’i marrin në konsideratë këto cilësi si diçka që duhen vlerësuar, por si diçka që atyre do t’u sjellë një përfitim në fund. Për këtë arsye, ti duhet të tregohesh mjaft i kujdesshëm se cilët persona lejon të hyjnë në jetën tënd, sepse në vend që të mbash pranë ata që të bëjnë të ndihesh mirë, mund të përfundosh duke mbajtur pranë dikë që do të të përdorë për qëllimet e veta.
Unë e urrej të shoh persona të mirë të përdoren nga të tjerët. I urrej situatat e tilla “toksike” dhe mbi të gjitha, kur vetë njerëzit e mirë i lejojnë dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar atë gjendje. Askush nuk e meriton të jetë në një situatë të tillë të padrejtë dhe qëllimi im nëpërmjet kësaj videoje, është thjesht të të kujtoj ty që të bësh gjithçka që mundesh, për t’i distancuar nga vetja personat egoistë.
Ndoshta ti ke lejuar për shumë kohë diçka që e di se nuk duhet ta lejoje. Diçka e tillë nuk është normale. Ti nuk je një person i keq që të pranosh këdo në jetën tënde, dhe ta konsiderosh atë gjë si një ndëshkim për çfarë ke bërë. Ndaj, duke menduar për veten tënde, përpiqu që me çdo kusht t’i shmangësh personat egoistë nga vetja. Mjaft e pranove padrejtësinë, apo mediokritetin. Mjaft pranove gjërat që nuk duhen pranuar. Dhe mjaft e binde veten se gjithçka po shkon siç duhet, kur ti e ndjen brenda vetes se po të përdorin. Është shumë herë më mirë të jesh vetëm për njëfarë kohë, se sa të mbash pranë vetes persona me qëllime të këqija kundrejt teje.
Unë kam kuptuar se për t’i larguar persona të tillë, është disi e vështirë. Kjo gjë kërkon kohë dhe përpjekje nga ana jote, por çdo gjë do të ketë kuptim në fund. Jeta jote do të ndryshojë për mirë, pikërisht nga kjo gjë që duhet të bësh.
Unë uroj që, nëse gjendesh në një situatë të tillë, të arrish, së pari, ta kuptosh rëndësinë e asaj që po të ndodh, dhe, së dyti, të marrësh vendimet e duhura për t’i larguar këta persona nga vetja e për t’u rrethuar nga njerëz të mirë që do të të bëjnë të ndihesh mirë. Një zemër e mirë meriton të vlerësohet, jo të përdoret. Të uroj më të mirat!” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button