Your Life

“Ti je një deputet”. Historia e një djali dhe një bariu që duhet ta lexojnë të gjithë

“Një bari ishte duke kullotur tufën e tij të deleve në një fushë të distancuar e të izoluar, kur papritur afrohet drejt tij një makinë e re, e cila lë pas një re pluhuri. Shoferi ishte një djalë i ri, i cili nxjerr kokën jashtë makinës dhe i thotë bariut: “Nëse të them saktësisht se sa dele ke në kopenë tënde, do ma dhurosh njërën nga to?”. Bariu e sheh djalin, mendohet pak, kthehet nga tufa duke i parë delet të shpërndara dhe pranon.

Në këtë pikë, djali parkon makinën, nxjerr jashtë saj laptopin e tij dhe e lidh atë me celularin që mbante në duar. Aktivizon internetin, lundron në një faqe të NASA-s, e cila mund të skanonte zonën përreth dhe bën një foto me rezolucion maksimal. Më pas, hap një program për fotot dixhitale dhe e hedh imazhin në një laborator të Hamburgut në Gjermani, i cili pas pak sekondash, i dërgon një email ku i konfirmon se të dhënat e fotos ishin ruajtur. Pas pak minutash merr një përgjigje të saktë mbi numrin e deleve në të gjithë zonën ku ato po kullosnin.

“Ti ke saktësisht 1586 dele”, – i thotë ai bariut.
“E saktë. Mirë, mendoj se tani mund ta marrësh një nga delet e mia, pasi të takon”, – thotë bariu dhe e sheh të riun të marrë një nga delet drejt makinës së tij. Ndërkohë që ai e bënte një gjë të tillë, bariu vendosi ta pyeste: “Po sikur unë ta gjej çfarë profesioni bën, a do ma kthesh delen që më more?”.
I riu u habit nga oferta dhe pranoi menjëherë.
“Ti je një deputet”, – përgjigjet me siguri bariu.
“E vërtetë”, – thotë djali i ri i habitur. – Si munde ta gjeje diçka të tillë?”.
“Eh, nuk kishte ndonjë vështirësi të madhe. Më duket diçka realisht e thjeshtë, pasi u shfaqe pa të kërkuar kush, kërkon të shpërblehesh për një përgjigje që unë e di , për një punë që e bëj unë, por që ti s’ia ke haberin. Tani më kthe delen”, – i tha bariu plot siguri.

Back to top button