Analiza

TMERRI / Gra dhe fëmijë varrosen të gjallë

tmerri irakSulmet amerikanë kundër ISIS në Irak po fillojnë të japin rezultate konkretë. Forcat kurde të Peshmergës kanë ripushtuar dy qytete në pozicion strategjik, ndërkohë që kanë arritur të arratisen 20 mijë nga 40 mijë civilë të pakicës Jezide, që ishin bllokuar prej ditësh në malet e SInjarit, nën kërcënimin e xhihadistëve. Por mijëra të tjerë vazhdojnë të rrezikojnë prej urisë, etjes dhe dhunës së fondamentalistëve. Agjencia zyrtare egjiptiane, Mena ka konfirmuar që, të paktën 500 Jezidë u ekzekutuan ditët e fundit nga Shteti Islamik në Sinjar, në veri të Irakut. Agjencia bën të ditur se shumë viktima, përfshirë gra dhe fëmijë, mund të jenë varrosur të gjallë dhe që pothuajse 300 gra janë rrëmbyer për t’u transformuar në skllave.
Amerika
Për ditën e tretë radhaz, forcat ajrore amerikane kanë kryer sulme ndaj pozicioneve të ISIS, në mënyrë të vecantë për të “mbrojtur forcat kurde në prani të Erbilit, ku ka patur personel dhe nënshtetas amerikanë”, ka konfirmuar komandanti i SHBA. Sulmet janë kryer me avionë pa pilot dhe kanë shkatërruar kamionë dhe pozicione mortajash që u përkasin xhihadistëve. Pikërisht kjo mbështetje nga ajri ka ndihmuar forcat kurde që të ripushtojnë dy qytezat e Guvairit dhe Makhmurit, të cilat vetëm tre ditë më parë kishin rënë në dorë të ISIS.

Leave a Reply

Back to top button