Zodiak Ditor

Tre shenjat më me fat për sot, e premte 7 shkurt 2020

DASHI

Do jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe do i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft intensive dhe e mbushur me momente interesante. Do bëni dhe do merrni propozime që do ua mbushin zemrën me gëzim. Ju beqarët do e takoni shpirtin binjak nëse e lënë veten të lirë dhe hiqni turpin. Në punë do i kaloni shpejt momentet e vështira dhe tashmë çdo gjë do iu duket më e lehtë. Mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm edhe me kolegët që do iu kërkojnë favore. Mos thoni menjëherë fjalën e fundit. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë e mira është që në vend që të shpenzoni kuturu, të hiqni disa para mënjanë.

DEMI

Saturni dhe Plutoni do iu japin më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe do iu bëjnë më të duruar se më parë. Ju të dashuruarit do jeni të paduruar dhe do i thoni partnerit gjëra të pamenduara mirë. Ka mundësi edhe të mërziteni dhe të preferoni të qëndroni pak kohë larg. Ju beqarëve do iu jepen mundësi për romanca të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa më tepër. Në punë nuk do kënaqeni shumë me ato që do arrini kështu që do shtoni përpjekjet. Mund të provoni veten edhe në një fushë të re. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do mbrohet aspak nga yjet kështu që për te mos pasur probleme me mire merrni masa.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do i  keni gjërat shumë më të qarta në mendjen tuaj dhe nuk do bëni më gabime si më parë. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit jeta juaj nuk ka qenë aq e mirë sa keni dashur, sot është koha të flisni hapur dhe të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Po i latë gjërat pas dorës keni për të pasur probleme më të mëdha. Ju beqarët më në fund do realizoni disa takime vendimtare që do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë nuk është ende momenti për të ndryshuar rrënjësisht gjërat. Bëni edhe pak durim që gjithçka të ecë si duhet. Sipas Dritare.net, financat nuk kanë për të qenë aspak të mira kështu që kujdes.

Leave a Reply

Back to top button