Zodiak Ditor

Tre shenjat më me fat për sot, e shtunë 7 mars 2020

Ja cilat janë 3 shenjat më me fat për ditën e sotme:

DEMI

Intuita dhe arsyetimi do ju ndihmojnë gjatë kësaj dite për të zgjidhur edhe gjërat e lëna pezull. Në përgjithësi fari do jetë në anën tuaj. Situata për ju që keni në lidhje duket se më në fund po përmirësohet. Të gjithë do i shohin ndryshimet tuaja. Shfrytëzojeni sa më tepër çdo moment dite për të qëndruar pranë partnerit. Sipas Dritare.net, nëse jeni ende vetëm do keni një takim, por nuk do ndiheni rehat. Kërkojeni tjetërkund dashurinë. Në punë, vështirësitë e kohëve të fundit do të shterojnë. Do jeni dëgjues më të mirë dhe idetë që keni do i diskutoni paraprakisht me kolegët. Planetët sugjerojnë të merreni më shumë me çështjet financiare. Mund të bëni edhe ndonjë investim për diçka.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe në përgjithësi do kaloni një ditë mjaft të këndshme. Ju të dashuruarit do keni momente plot ngjyra dhe do përjetoni emocione të forta. Nëse nuk jeni martuar filloni të bëni plane. Për ju beqarët do jetë ditë e mrekullueshme. Do dilni e do argëtohen shumë me miqtë dhe do njihni një person shumë të veçantë. Mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ju dalin të papritura të pakëndshme që do ua turbullojnë çdo gjë. Nuk keni për të arritur dot atë që dëshironi. Kujdes me financat. Ato nuk do jenë të mira dhe nuk duhet të gaboni duke bërë shpenzime pa kufij.

PESHORJA

Neptuni do përballet me Hënën sot dhe do jeni shumë ëndërrimtarë. Do i shihni gjërat në një mënyrë ndryshe dhe larg realitetit. Nëse keni një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Në këtë mënyrë edhe ai do e kuptojë më mirë sesa e doni. Do ndiheni edhe vetë të çliruara. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë. Në punë, mënyra juaj e veçantë për të rregulluar çdo çështje do ju ndihmojë të dilni nga qoshsokaqet ku jeni futur. Do jeni më progmatikë dhe më origjinalë. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e mirë. Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Mendohuni mirë para se të bëni ndonjë shpenzim sado i vogël të jetë.

Leave a Reply

Back to top button