AnalizaHistori

Tregti e lirë, apo proteksionizëm? Një dilemë (aspak) moderne

Mbrojtësit e tregtisë së lirë kanë qenë tmerrësisht të pakujdesshëm kur është fjala për të argumentuar pro, dhe hartuar programe politike të nevojshme për të mbështetur operacionet efikase të sistemit. Ata kanë harruar dhimbjen e punëtorëve të makinave, të minatorëve të qymyrit dhe çelikut. Dhe, në demokraci, është pagurar një çmim i rëndë për këtë mospërfillje, në formën e rritjes së një klase të re të merkantilistëve, të cilët kanë argumentuar me sukses se barrierat duhet të ngrihen përsëri, se një vend duhet të bëjë çdo gjë brenda kufijve të vet, për të rifituar madhështinë e tij, apo që importet e lira janë pa ndryshim shkatërruesit e vendeve të punës brenda vendit. Këto argumenta nuk kanë kuptim, por sa kohë që mbrojtësit e tregtisë së lirë dështojnë në artikulimin e një programi për të adresuar gjithë problemet që sjell tregtia e lirë, shumë vende do të joshen prej thirrjeve të merkantilistëve dhe si pasojë do të vuajnë – deri kur urtësia e Adam Smithit do të rivetëshpallet edhe një herë

Një nga zgjedhjet më të ngutshme me të cilat përballen ekonomitë moderne është nëse duhet të miratojnë një politikë të tregtisë së lirë, apo proteksionizmi, domethënë, nëse duhet të nxisin futjen e mallrave të huaja në vend me tarifa minimale dhe të lejojnë industritë të zhvendosen jashtë vendit; apo nëse duhet t’ua bëjnë më të vështirë kompanive të huaja që të shesin mallrat e tyre brenda dhe të shkurajojnë prodhuesit vendas, që janë të tunduar nga pagat më të lira në vende të tjera.

Ngjan si një dilemë shumë moderne, por debatet mes ithtarëve të tregtisë së lirë dhe atyre të proteksionizmit shkojnë hsumë pas në kohë. Debati filloi me zell në Evropë në shekullin e 15, me formulimin e një teorie të njohur për historianët si merkantilizmi, paraardhëse i asaj që sot e përmendim si proteksionizmi. Merkantilizmi ishte, pak a shumë si çdo teori ekonomike para dhe pas saj, e interesuar në rritjen e pasurisë së një kombi. Por kishte pikëpamje shumë të veçanta për mënyrën se si duhej bërë kjo. Merkantilistët argumentonin se në mënyrë që të bëhet më i pasur, një vend duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, brenda kufijve të vet – dhe të zvogëlojë në minimum absolut, varësinë e tij nga importet.

Roli i qeverisë ishte që të ndihmonte industritë lokale në çdo sektor, nga ushqimi tek tekstilet, makineri për bujqësinë, duke aplikuar tarifa të mëdha mbi mallrat e importuara dhe shkurajuar prodhuesit e huaj që të hynin brenda kufijve kombëtarë, dhe të konkurronin me prodhuesit vendas. Një vend i fuqishëm, ishte ai që dinte se si të siguronte për veten dhe që mund të arrinte pak a shumë pavarësi totale në tregti, një objektiv ky i njohur si autarkia ekonomike.

Filozofia e merkantilizmit mbretëroi si teoria më prestigjioze dhe bindëse ekonomike, deri në 9 mars të vitit 1776, data e publikimit të librit ndoshta më të rëndësishëm në historinë e botës moderne …

[real3dflipbook id=”1428″]

Leave a Reply

Back to top button