Analiza

TURQI / Erdogani e ka humbur

A protester is kicked by Yusuf Yerkel, advisor to Turkey's Prime Minister Tayyip Erdogan, as Special Forces police officers detain him during a protest against Erdogan's visit to Soma

Der Spiegel

Shpërthimi i javës që kaloi në Soma, Turqi ka shkaktuar vdekjen e 300 e ca vetëve dhe ka galvanizuar Turqinë. Tani, shpërthimet e Erdoganit dhe një video ku ai e quan një burrë “shtazë izraelite” po shkakton zemërim të shumëpërhapur

Të martën që kaloi, shpërthimi në një minierë qymyri pranë Somas në Turqi, ishte fatkeqësia më e madhe industriale në historinë e Turqisë. Deri tani, janë nxjerrë trupat e afro 300 vetëve, por tmerri nuk duket se ka fund.

Të paktën 55 vetë ende nuk janë gjetur dhe të afërmit presin me nervozizëm, ndërkohë që thuhet se një zjarr që u shkaktua nga shpërthimi vazhdon të digjet brenda minierës. Që nga e mërkuar, askush nuk është nxjerrë i gjallë. Zemërimi i miqve dhe familjeve të viktimave po rritet.

Kryeministri Recep Taip Erdogan i ka sjellë rritje ekonomike vendit të tij. Por me çfarë çmimi? Opozita dhe sindikatat janë duke akuzuar inspektorët e policisë dhe shëndetit se kanë neglizhuar detyrat e tyre, teksa komuniteti i biznesit në vend kërkon më shumë fitime

“Kjo fatkeqësi nuk është si ato që kemi parë në Turqi deri tani – protestat në sheshin Gezi, skandalet e korrupsionit, dhuna policore kundër demonstruesve”, thotë Uzmut Ozkirimli, një ekspert për Turqinë në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin Lund të Suedisë. “Jo vetëm për shkak të madhësisë së tragjedisë, por për shkak të atyre që humbën jetën”.

Ata që u mbytën në galeritë e minierës ishin njerëz të zakonshëm, njerëz me të cilët kushdo në Turqi mund të identifikohet. “Deri tani, Erdogani ia ka dalë gjithmonë të bindë një pjesë të vendit se ajo që po ndodh është thjeshtë një komplot për të rrëzuar qeverinë”, thotë Ozkirimli. Këtë herë, dështimet e qeverisë janë të qartë. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Akuzat për korrupsion

Edhe ata që zakonisht mbështesin Erdoganin janë të zemëruar, dhe komentatorët pranë partisë Drejtësi dhe Zhvillim që udhëheq Erdogani po kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës, sidomos Taner Yildiz, ministri i energjetikës dhe burimeve natyrorë.

Me sa duket ka patur sinjale paralajmërues: Ozgur Ogel, përgjegjës i opozitës Kemaliste në rajon kishte kërkuar më shumë inspektime në miniera vetëm disa javë më herët, sepse shumë njerëz nga zona e tij elektorale ishin ankuar për situatën e sigurisë në minierë. Por AKP e bëri një vesh shurdh ndaj kësaj kërkse në 29 prill, 13 prill përpara fatkeqësisë kataklizmike.

Ministria e Punës nuk kishte vënë re asnjëherë, asnjë gjë anormale në minierë. Në mars ajo kishte shpjeguar se inspektimet nuk kishin gjetur asnjë të metë. Yoldiz vetë e kishte vlerësuar si ekzemplare këtë minierë. Sindikatat e kanë bërë të qartë atë që e shohin si shkakun e aksidentit: korrupsionin. Ata kërkojnë që inspektorët e minierave të jenë të pavarur dhe të mos paguhen më nga kompania minerare në të ardhmen. Kritikët akuzojnë Erdoganin se ka një marrëdhënie të ngushtë me sektorin minerar. Ata po investigojnë tashmë për lidhje të mundshme mes partisë së Erdoganit dhe kompanisë që ka minierën.

Pamjet filmike

Nga ana e tij, Kryeministri po shfryn dhe po shan. Burri normalisht karizmatik mbajti një fjalim katastrofik ku ia uli rëndësinë fatkeqësisë, duke argumentuar se këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë, duke përmendur shembuj nga Anglia e shekullit 19. Komentatorët liberalë thanë se Edogani e ka pranuar vetë se Turqia është të paktën 100 vjet mbrapa.

Të mërkurën, zyrat e partisë AKP u sulmuan me gurë. Kryeministri nuk mund të bëjë asnjë hap në publik pa u sharë e sulmuar. Dhe mbështetësit e Erdoganit nuk duken ta kenë në kontroll situatën – një prej këshilltarëve të tij u fotografua duke qëlluar me shkelma një protestues.

Më pas u shfaq një tjetër filmim ku vetë Erdogani fyen një person që qëndron para një supermarketi ku kryeministri kishte në plan të strehohej nga protestuesit në Soma të mërkuën. Në një moment, Erdogani e mbërthen nga zverku dhe i thotë: “Përse ikën, ti kafshë izraelite?” Taner Kuruca, njeriu që pretendon të jetë ai i filmimit, tha për Kanal D se “nuk mendon që kryeministri e bëri me qëllim”, por gjithësesi e mirëpriste një kërkesë falje.

Incidenti jo vetëm konfirmon karakterin zemërak të presidentit dhe dëshmon për marrëdhënien e përkeqësuar mes Izraelit dhe Turqisë, por edhe ngre pyetjen: A është ky njeri ende i përshtatshëm për të udhëhequr vendin e tij?

Në 10 gusht, Erdogani do të duhet të përballet me zemërimin e votuesve gjatë zgjedhjeve presidenciale. “Ai do të fitojë, sepse nuk ka alternativa”, parashikon Ozkirimli, eksperti turk. “Por vështirë se do të vazhdojë të sundojë siç ka bërë’. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button