Your Life

Unë, që 30 vjeç s’kam vendosur ende ç’do bëj në jetë. Por s’ka problem…

Kriza e moshës 30-vjeç nuk është reale: nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet, për të zgjedhur rrugën e duhur.

Ishte një kohë kur mund ta shihja të ardhmen time. I imagjinoja 30 vitet e mia si një pikë mbërritjeje, duke vizatuar në mendjen time një punë për jetë, shtëpi dhe familje.

Me pak fjalë, unë do të kisha ndjekur të gjitha protokollet e ngurtë që na mësojnë që nga fëmijëria: të studioj, të rritem, të gjej një punë, një burrë, të blej një shtëpi dhe të kem fëmijë.

Por asgjë nuk shkoi siç duhej. Sa njerëz janë në këtë situatë?

E vërteta është se sot është gjithnjë e më e zakonshme të gjendemi në një ngërç, pikërisht në pragun e tridhjetë viteve. Ndihemi të kapur midis sistemit, shoqërisë, vështirësive të kohës në të cilën jetojmë dhe frikës nga e panjohura.

A duhet të jetë ky një problem? A është me të vërtetë kaq e gabuar të vësh në diskutim veten, kur ke kaluar moshën 30 vjeç? Ndoshta dikush do të thotë po dhe, jam e sigurt, se janë të njëjtët njerëz që na thonë se “është tepër vonë”, sikur jeta të ishte një afat i caktuar, një kontratë me afate skadence.

Faza e moshës 30 vjeç është e mrekullueshme: fillojnë vitet kur mundemi dhe duhet të ndalojmë së përgjigjuri të tjerëve dhe të mësojmë të mbështetemi vetëm te vetja jonë. Një periudhë që na vë shumë përgjegjësi dhe për këtë arsye mund të jetë e frikshme.

Në mënyrë të pashmangshme, ne e pyesim veten nëse do ia dalim vetëm, nëse është e përshtatshme të rrezikojmë përsëri dhe nëse do të arrijmë rezultatet e dëshiruara, nëse do të realizojmë ëndrrat dhe qëllimet që kemi patur.

Gjetja e rrugës në moshën 30 vjeç në disa mënyra i rrit këto ndjenja sepse duket se me kalimin e moshës, frika e dështimit rritet në mënyrë dramatike.

Por frika dhe pasiguria e së nesërmes nuk mund të jenë një justifikim për të mos marrë rreziqe, për të mos ndjekur lumturinë tonë në 30, 40 ose 50. Nuk ka kohë perfekte për të gjetur rrugën tuaj nëse ndihemi gati për të marrë atë rrugë.

Ne do të ndryshojmë, do të evoluojmë, do të luftojmë. Ndonjëherë do ta fitojmë luftën, herë të tjera do ta humbasim, por gjithmonë do të jetë e mrekullueshme. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button