Motivuese

Vajza 4 vjeçe me sindromin Down i prek të gjithë, ndërkohë që sfilonte në paradën e modës

Asgjë nuk më lumturon më tepër se personat që luftojnë dhe i sfidojnë pritshmëritë e shoqërisë, sepse mbi çdo barrierë që vendosin të tjerët, jemi ne zotërit e jetës sonë. Një vajzë 4 vjeçe nga Malta, sigurisht i ka surprizuar të gjithë. Ajo ka marrë pjesë në një sfilatë mode për personat me aftësi të kufizuara dhe e ka prekur gjithë publikun.

Sipas lajmeve, Francesca Rausi, 4 vjeçe me sindromin Down, ka qenë ylli i mbrëmjes. Fotot dhe videot e mbrëmjes e tregojnë vajzën të ecë e sigurtë dhe krenare në sfilatë, ndërmjet 20 modeleve të tjera midis 4 dhe 24 vjeçe.

E ëma e saj, Michelle Rausi, është shprehur se Francesca e pëlqente modelingun që e vogël. Me çmimin e fituar, ajo është vajza e parë në Maltë që ka marrë pjesë në një sfilatë mode dhe ka fituar çmimin “Top Model Junior”. “Ajo ëndërron të bëhet një modele profesioniste një ditë. Unë ndihem shumë e emocionuar, kur shoh se sa mirë ndihet ajo ndjen gjatë sfilatave”, ka thënë e ëma e saj.

Sigurisht karriera e vajzës së vogël duket tepër premtuese. Krahas sfilatës në fjalë, ajo ka fituar edhe çmime të tjera në fushën e modelingut. E ëma i ka hapur edhe një faqe instagrami me emrin e vajzës për këdo që do të ndjekë karrierën e vogëlushes. Ajo është duke dhënë për të gjithë ne një mesazh shumë tërëndësishëm, se nuk duhet kurrsesi t’i vendosim kufij vetes sonë. Jemi ne që vendosim për veten tonë dhe jo shoqëria për ne.

Back to top button