Analiza

Vendet e Gjirit / Nën përballjen fetare, realpolitika!

Screen Shot 2015-05-06 at 19.32.13

Siç e tregon lufta në Jemen, Teherani dhe Riadi janë angazhuar në një luftë të pamëshirshme. Në djall shkofshin të drejtat e njeriut dhe parimet e qeverisjes së mirë!

Thanassis Cambanis *

Me luftën në Jemen dhe marrëveshjen historike për çështjet bërthamore të përfunduar midis Iranit dhe Shteteve të

Bashkuara, analistët e Lindjes së Mesme entuziasmohen. Vërshimi i titujve në media nuk duhet të fshehë qëllimin më të përgjithshëm të ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Në fakt, ne asistojmë në një luftë për supremaci në rajon, midis dy koalicioneve me konture të lëvizsshme, njëri i grupuar rreth Arabisë Saudite dhe tjetri rreth Iranit. Cilëtdo qofshin komponentët fetarë të këtyre koalicioneve, përplasja midis shiitëve dhe sunitëve nuk përbën shpjegimin më të mirë të luftës që trazon rajonin sot.

Bëhet fjalë për një luftë të pastërt dhe të thjeshtë pushteti: asnjë nga këto dy koalicione nuk ka përcaktuar kritere

përkatësie apo ideologjie monolitike, asnjë nuk angazhohet në çfarëdo mënyre qoftë në çështjet thelbësore që do t’i avanconin parimet e një qeverisje të mirë në rajon.

Ky në disa mënyra, është një version i aktualizuar i luftës së gjerë dhe të përgjakshme për hegjemoninë, që tronditi botën arabe në vitet 1950 dhe 1960. Asokohe, një koalicion monarkësh reaksionarë, i drejtuar nga Arabia Saudite, luftonte kundër një koalicioni të diktatorëve ushtarakë nacionalistë arabë, të bashkuar mbas egjiptianit Nasser.

Rendi vjetër
Regjimet e imponuar sot janë të gjithë të mbijetuar të lëvizjeve reaksionare, armiq të

betuar të “pranverave arabe”. Iranianët shtypën në mënyrë të pamëshirshme “revolucionin e gjelbërt” në vitin 2009. Ata, në mënyrë masive, mbështesin partnerë të ndryshëm autoritarë në Irak dhe në Siri, grupe paraushtarake si Hezbollahu dhe lëvizjet antidemokratike në Bahrein dhe në Jemen.

Udhëheqësit iranianë janë teokratë, por janë gjithashtu gjeopolitikanë pragmatistë. Nga ana tjetër monarkitë arabe të Gjirit, janë të drejtuara nga të njëjtat familje si ato që shpërthyen luftën në Jemen në vitet 1960. Ato shtrijnë pushtetin e tyre me ryshfete dhe me raste, me dhunë, si në vitin 2011, gjatë pushtimit të Bahreinit nga sauditët – kjo

luftë kishte shpëtuar familjen mbretërore sunite minoritare, e kërcënuar për të rënë nga froni nga shiitët e mbretërisë, shumicë por qytetarë të dorës së dytë.

Aleanca saudite zotëron një ngjyrim sunit, por nuk është e gabuar që të shihet si grupim fetar monolitik. Pak kohë më parë, Arabia Saudite mbështeste zaïditët (shiitë), që tani ajo po i bombardon në Jemen.

Për të siguruar besueshmërinë e tij pranë popullsive, koalicioni aktual mbështetet tek Egjipti, klasa drejtuese e të cilit dominohet nga ushtarakë anti-islamistë. Në zonat e konfliktit si Siria dhe territoret palestineze, ai flirton me Vëllezërit Myslimanë dhe xhihadistët. Në fund të muajit mars, kur

emiri i Kuvajtit, Sabah Al-Sabah, iu drejtua Ligës arabe gjatë mbledhjes që shënoi fillimin e luftës në Jemen, dhe objektivat e kësaj aleance u shfaqën më qartë. “Katër vite kaos dhe paqëndrueshmëri, që disa i quajnë ‘pranverat arabe’, tronditën sigurinë tonë dhe e gërryen stabilitetin tonë”, ka shprehur pakënaqësinë e tij emiri. Këto kryengritje, u shpreh ai, ushqyen “ide iluzive” mbi një riorganizim të rajonit – ndofta duke iu referuar shpresës së reformatorëve arabë për të kufizuar influencën e shteteve represive të mbështetur nga monarkitë e Gjirit.

Sipas mendimit të tij, këto kryengritje kanë pasur rezultat vetëm “një ngadalësim të mirëfilltë të rritjes ekonomike, dhe një

vonesë të konsiderueshme në progresin dhe zhvillimin tonë”.
Sfida reale e kësaj lufte rajonale është zgjatja e rendit të vjetër të vendosur, ardhja e një rendi të ri, që do të transformonte ekuilibrin e pushteteve, por duke mos ndryshuar mënyrën e drejtimit të Lindjes së Mesme. Blloku saudit dëshiron të kthehet rendi që ishte përpara kryengritjeve. Blloku iranian në afat gjatë, ka ambicjen të ndryshojë ekuilibrin e pushteteve. Të dy blloqet drejtohen nga figura të errëta, të fshehta, shtypës dhe të dhunshëm. As njëri, as tjetri, nuk merakosen për përgjegjësinë e politikave për popullsinë, parimet e një qeverisje të mirë, apo për të drejtat e qytetarëve.

Dy kthesa
Megjithë të gjitha dyshimet përsa i përket kapacitetit të Arabisë Saudite të krijojë dhe të ekzekutojë një politikë komplekse, mbretëria ka ditur të bashkojë rreth saj një koalicion impresionues. Ajo bashkoi menjëherë në fushatën e saj ajrore në Jemen shumicën e klientëve dhe partnerëve të saj, përfshirë Marokun, Jordaninë, Kuvajtin, Bahreïnin, Katarin, Sudanin, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Megjithë rezervat e tyre, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur luftën. Dhe ndërmjet aleatëve të afërt të mbretërisë, vetëm Pakistani i rezistoi presioneve të bërë për të

shtyrë partnerët e tij, që t’i bashkohen luftës.
Në vitin 2014, ndodhën dy kthesa të mëdha. Nga njëra anë, Riadi ndihmoi për të organizuar një ndryshim të regjimit në Egjipt dhe të dëbonin nga pushteti presidentin islamist, Morsin.

Pas një eksperience pothuaj demokratike dhe një presidence të Vëllezërve myslimanë që nuk pranoi monarkitë e fuqishme të Gjirit, Kajro tani drejtohet nga një diktator ushtarak që ecën në të njëtin hap me Riadin – duke premtua dërgimin e trupave tokësore në luftën në Jemen.

Nga ana tjetër, Katari, një emirat shumë i pasur, i cili mbron qysh prej kohësh një

politikë të jashtme të pavarur, ka ceduar ndaj presioneve të fuqishme të sauditëve. Këto dy shembuj tregojnë se nuk bëhet fjalë për një bllok monolitik të formuar rreth koncepteve uniforme të autoritarizmit, apo të supremacisë sunite. Ky është në fakt një koalicion i çrregullt që bën një realpolitikë, një koalicion i grupuar nga interesa të përbashkëta – dhe herë pas here, nga korrupsioni dhe shantazhi. Anëtarët e tij nuk mirren vesh për gjithshka: Arabia Saudite e urren Rusinë, pikërisht sepse Moska mbështet Iranin dhe Sirinë.

Egjipti adhuron Arabinë Saudite, sepse Riadi e mban ekonominë e tij në qarkullim, por ai don gjithashtu Rusinë, sepse ai mund të

luajë me ndihmën ushtarake të Vladimir Putinit dhe kundër asaj të Shteteve të Bashkuara. Në publik, presidenti egjiptian Sissi lavdëron udhëheqësit e Gjirit.

Katari nuk sfidon më në mënyrë të hapur Arabinë Saudite, por ai mbështet ende Vëllezërit Myslimanë dhe xhihadistët e Sirisë.

Meqenëse Arabia Saudite vepron pa kufizim në Jemen, sunitët e rajonit shprehin një lloj lehtësimi fatalist: të paktën ndonjëri bën diçka për të luftuar Iranin. Por Teherani shtrin ndikimin e tij me kujdes, duke mbuluar prapavijat e tij, duke mbështetur shumë grupe në të gjitha zonat e konfliktit dhe duke ruajtur në mënyrë sistematike një

marzh lirie, të mjaftueshme për t’u tërhequr në rast nevoje.
Kjo metodë ka dhënë provat e saj gjatë më tepër se tridhjetë vjet ndërhyrje në Liban dhe në Irak, dhe katër vite luftime në Siri. Arabia Saudite hyri në luftën në Jemen drejtpërdrejt, pa u mbuluar.

Ajo do të jetë e detyruar të pranojë humbjet e saj civile dhe në mënyrë të paevitueshme – kur nuk do të shohim një zgjidhje të qartë dhe të thjeshtë të luftës – të pranojë dështimin e saj.

Në këtë fushatë, historia nuk është në anën e Riadit. Luftrat rajonale nuk përfundojnë në përgjithësi mirë për pushtuesit – të kujtojmë pushtimin iraken të Kuvajtit në vitin 1990.

Gjithashtu, pushtimi amerikan i Irakut në vitin 2003 ne na dha një mësim: asokohe, ishin të shumtë ata që mendonin, përfshirë këtu dhe popullsinë irakene, që një veprim energjik vlente më mirë se sa statu quo-ja, se rënia e Sadam Huseinit të paktën do të nxirrte vendin nga një situatë e tmerrshme. Ata shpejt u zhgënjyen, kur Iraku u zhyt në kaos.

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë veçanërisht kujdes për konfliktin aktual në Jemen. Ata kanë lidhur aleanca të ngushta me Arabinë Saudite dhe kanë qenë shumë hezitues për të krijuar përsëri marrëdhëniet e tyre të çala me Egjiptin e erës post-

Mubarak (Amerikanët u akuzuan se mbështesnin regjimin islamist të Morsit).
Ata duhet të frenojnë ambiciet e tepërta të sauditëve në Jemen dhe t’i bëjnë ata të paguajnë për mbështetjen e tyre për këtë luftë. Fushata në Jemen duhet të forcojë, dhe jo të minojë, luftën kundra terrorizmit në vend.

Kampion rajonal
Sigurisht është e habitshme të shikosh ushtrinë amerikane të punojë nga njëra anë me Iranin për të luftuar Shtetin islamik në Irak, dhe nga ana tjetër kundra Iranit në Jemen.
Ky nuk është një predikim, kjo është politikë e jashtme. Në një masë të gjërë ajo që bëjnë

Shtetet e Bashkuara është një detaj. E rëndësishme është lufta e influencës midis blloqeve iranian dhe saudit.
Dhe për të pasur një ide të fituesit, ju mjafton të shikoni vetëm dy evenimentet madhore të kësaj pranvere: marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe marrjen e Tikritit (qyteti sunit që ishte në duart e Shtetit islamik) me ndihmën e këshilltarëve ushtarakë të Teheranit.

Kampi favorit i Shteteve të Bashkuara përparon në mënyrë impulsive nga kriza në krizë, sa keq edhe mirë, duke blerë mbështetje, apo armatosur ata dhe duke i hedhur në operacione ushtarake pak premtuese.

Gjatë kësaj kohe, kampi iranian po forcon marrëdhëniet dypalëshe të ngushta me Sirinë dhe Irakun. Ai forcon ndikimin e tij në Afganistan, në Liban, në Bahreïn dhe në Jemen. Megjithë dogmën teokratike të ajatollahëve shiitë iranianë, regjimi i Teheranit ka arritur të pozicionohet si kampion rajonal i pluralizmit dhe i minoriteteve, përballë një regjimi saudit filozofia e të cilit devijon në mënyrë të rrezikshme, deri sa i afrohet nihilizmit të Al- Qaidas dhe Shtetit Islamik.

Me përjashtim kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj të miratojnë një stil tjetër të pushtetit me dredhat e tyre të kushtueshme,

do të sjellin vetëm përfitime në afat shkurtër. Në afat gjatë, Irani është i preferuari i garës.

• MarremeshkurtimengaForeignPolicy s.m./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button