Video

VIDEO / “Mund ta vrisja Osama bin Ladenin”. Deklarata e Clintonit u rregjistrua 10 orë para sulmeve

clintonËshtë zbuluar se si, me kë dhe kur ish presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte deklaruar se ai kishte mundësi ta vriste Osama Bin Ladenin, por nuk e bëri këtë. Është interesant fakti se vetëm pak orë para se aeroplani i parë të godiste Qendrën Botërore, ish presidenti amerikan u kishte treguar një grupi biznesmenësh australian se ai kishte mundësinë ta vriste Bin Ladenin, por nuk e bëri këtë, për shkak se mund të dëmtonte edhe civilët në Afganistan. Raportohet se kjo është bërë vetëm pak orë para sulmit të 11 shtatorit. Thuhet se kjo ka ndodhur vetëm 10 orë para se aeroplani i parë të godiste Qendrën Botërore. Rikujtojmë edhe një herë deklaratën e Clintonit: Vetëm po them, e dini se…sikur të isha Osama Bin Laden…Ai ishte një person i mençur. Kam shpenzuar shumë kohë duke menduar për të. Unë gati e kam kapur atë një herë”, ka thënë Clinton. “Isha fare pranë dhe mund ta vrisja por në këtë rast, do ta shkatërroja një qytet të vogël, i njohur si Kandahar në Afganistan dhe do të vrisja rreth 300 gra e fëmijë të pafajshëm, e pastaj, nuk do të isha aspak më i mirë se Bin Ladeni”, ka thënë Clinton.

https://www.youtube.com/watch?v=meYT_Jzy3eU

Leave a Reply

Back to top button