Bota

Weinstein i pagoi Clintonit shpenzimet ligjore për Sexgate

Harvey Weinstein, producenti i Hollywoodit i dërrmuar nga skandali i fundit seksual, në 1998 pagoi një pjesë të shpenzimeve ligjore që i duheshin Bill Clintonit, për t’u mbrojtur nga Sexgate. Në veçanti, Weinstein bëri një pagesë të barabartë me 10 mijë dollarë. Lajmin e bëjnë të ditur disa media, si Fox News, Breitbart News dhe Washington Free Beacon, që kanë ribotuar një hetim të vjetër të Washington Post.

Hillary Clinton, që me bashkëshortin e saj Bill ka pasur për vite një raport miqësie me Weinstein, në ditët e fundit ka ndërhyrë shumë herë, duke u shprehur se është “e tronditur” nga sjellja e ish mbretit të Hollywood, duke e quajtur “të patolerueshme”.

Ish Zonja e Parë gjithashtu ka theksuar se do të kthejë deri në qindarkën e fundit, të gjitha paratë që Weinstein ka dhuruar për zgjedhjet e saj në fushatë si financues i demokratëve.

Rol nga i cili përfitoi edhe Barack Obama. Weinstein ka paguar deri në $ 250,000 në Fondacionin Clinton: të gjitha paratë – thotë ai – tashmë shpenzohen për projekte të tilla si lufta kundër Aids, ajo e obezitetit tek fëmijët, dhe ajo e ndryshimeve klimatike. Sipas listës së Washington Post, më 22 gusht 1998, midis 62 yjeve të Hollivudit që ndihmuan Clintonin gjatë çështjes Lewinsky, duke dhuruar deri në 10,000 dollarë, ishin personazhe si Tom Hanks, Barbra Streisand, Michael Douglas, Ron Hoëard dhe Steven Spielberg. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button