Psikologji

Zakone që i kanë vetëm njerëzit me forcë mendore të jashtëzakonshme

1. Veproni sikur të keni kontroll total

Ka një citim që shpesh i njihet Ignatiusit: “Lutu sikur Zoti do të kujdeset për gjithçka; vepro sikur gjithçka të varet nga ti”.

E njëjta gjë vlen për fatin. Shumë njerëz mendojnë sikur fati ka shumë të bëjë me suksesin apo dështimin. Nëse ia dalin, fati i ka favorizuar, nëse dështojnë, fatin e kishin kundër. Shumica e njerëzve të suksesshëm e mendojnë që fati ka patur një farë roli në suksesin e tyre. POr ata nuk presin për fatin e mirë apo merakosen për fatin e keq. Ata sillen sikur suksesi apo dështimi varen tërësisiht prej tyre. Nëse ia dalin, e bënë vetë. Nëse dështojnë, e bënë vetë. Duke mos harxhuar energji mendore për t’u shqetësuar për atë që mund t’ju ndodhë, ju mund ta përdorni gjithë këtë energji për t’i bërë gjërat që të ndodhin. Dhe pastaj, nëse keni fat, aq më mirë. Nuk kontrolloni dot fatin, por me siguri që e kontrolloni veten tuaj.

2. Lini mënjanë gjërat mbi të cilat s’mund të keni ndikim

Forca mendore është si forca e muskujve – askush nuk e ka të pafundme. Atëherë, përse të harxhoni fuqinë mendore për gjërat që nuk i kontrolloni dot? Për disa njerëz, është politika. Për të tjerë, familja. Për të tjerë, ngrohja globale. Cilado qoftë, juve ju bëhet vonë dhe doni që edhe të tjerëve t’u bëhet vonë.

Shumë mirë. Bëni atë që mund të bëni: Votoni. Mbani vesh. Bëni atë që mundeni të bëni. Bëhuni ju vetë ndryshimi juaj – por mos u përpiqni të bëni gjithë të tjerët të ndryshojnë. Ata nuk do ndryshojnë.

3. Shiheni të kaluarën si trainim të vlefshëm dhe asgjë më shumë

E kaluara është e vyer. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Pastaj, lëreni të ndodhë.

E kollajtë ta thuash? Varet nga perspektiva. Kur ju ndodh diçka e keqe, shiheni si një shans për të mësuar një gjë që nuk e dinit. Kur dikush tjetër bën një gabim, jo thjeshtë mësoni prej tij – shiheni si mundësi për të qenë të mirë, të falni, dhe të jeni të mirëkuptueshëm. E kaluara është thjeshtë mësim; nuk është ajo që ju përcakton. Mendoni atë që shkoi keq dhe sigurohuni si do të ndryshoni herës tjetër.

4. Gëzojuni suksesit të të tjerëve

Shumë njerëz e shohin suksesin si një lojë me shumën zero. Kur dikush tjetër shkëlqen, ata mendojnë se kjo u heq atyre dritën.

Kjo lloj keqardhje thith një pjesë të madhe energjie mendore – energji që mund ta shpenzoni tjetërkund. Kur një mik bën një gjë fantastike, kjo nuk përjashton që edhe ju të bëni diçka fantastike. Në fakt, kur flitet për suksesin, zogjtë e njëllojtë ka prirjen të bashkohen – kështu që afroi edhe më pranë miqtë e suksesshëm. Mos u ndjeni keq. Krijoni dhe festoni suksesin, kudo ku ta gjeni, dhe me kalimin e kohës do të gjeni më shumë sukses dhe për veten.

5. Kurrë mos e lejoni veten të ankoheni

Fjalët tuaja kanë fuqi, sidomos mbi veten tuaj. Nëse ankoheni për problemet tuaja, kjo ju bën gjithmonë më keq.

Kështu nëse diçka shkon keq, mos harxhoni kohë duke u ankuar. Përdoreni energjinë mendore për ta përmirësuar situatën. Pse të harxhoni kohë. Ndreqeni tani. Mos flisni për atë që shkon keq. Flisni se si do i përmirësoni gjërat, edhe nëse këtë bisedë e bëni vetëm me veten. Dhe bëni të njëjtën gjë me miqtë dhe kolegët. Mos u ofroni thjesht si sup ku ata të qajnë. Miqtë nuk i lënë miqtë të qajnë; ata i ndihmojnë për ta bërë jetën më të mirë.

6. Fokusohuni vetëm të impresiononi veten tuaj

Askush nuk ju pëlqen për rrobat, makinën, zotërimet, titujt, apo arritjet. Janë të gjitha gjëra. Njerëzve mund t’u pëlqejnë zërat tuaja, por s’do të thotë që u pëlqeni ju. Marrëdhëniet e sinqerta ju bëjnë më të lumtur, dhe do të krijoni marrëdhënie të sinqerta vetëm kur të ndalni së përpjekuri për të impresionuar të tjerët dhe të filloni të jeni vetja. Kështu do të keni shumë më tepër energji mendore për të shpenzuar për njerëzit që vërtetë kanë peshë në jetën tuaj.

7. Numëroni bekimet

Merrni disa sekonda përnatë kur fikni dritën, dhe në atë moment pushoni së shqetësuari për atë që nuk keni. Mos u shqetësoni për atë që kanë të tjerët dhe ju nuk e keni. Mendoni për gjërat që keni. Keni shumë gjëra për të qenë mirënjohës. Ndiheni mirë? Të ndjerit më mirë për veten është mënyra më e mirë për të rikarikuar bateritë tuaja mendore. / Bota.al

Back to top button