Analiza

Zbulim sensacional: Princi saudit ka financuar sulmet në Kullat Binjake (Video)

mousauiNjë ish-bashkëpunëtor i Al-Qaedës, i cili po vuan dënimin me burg të përjetshëm, tha se dëshiron të dëshmojë në gjykatë në lidhje me atë që ai din për sulmet në SHBA, të cilat ndodhen më 11 shtator të vitit 2001. Ai pohon se princi i Arabisë Saudite ka financuar sulmet terroriste që ndodhën atëkohë.
Shtetasi francez, Zacarias Moussaoui, u dënua në vitin 2006 me akuzat se ka marrë pjesë në sulmet ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Në një letër të drejtuar Gjykatës Federale të Oklahomës, pohoi se dëshiron që të shpjegoj marrëdhënien midis princit saudit dhe grupit terrorist që organizoi rrëzimin e Kullave Binjake në SHBA.
Në letrën e “Rrëmbyesi-20”, shkruan se princi ka marrë pjesë në veprimet terroriste të terroristëve dhe ka financuar fluturimet e tyre, ku ishte “i vetëdijshëm se çfarë po planifikonte Osama bin Laden”. “Bin Laden, në bashkëpunim me princin saudit ka planifikuar të vriste ish presidentin amerikan, Bill Clinton, duke përmbysur aeroplanin presidencial amerikan, “Air Force 1”, shtoi ky xhihadistë.
Krerët e shtetit të Arabisë Saudite kanë mohuar fuqishëm çdo lidhje me sulmin e vitit 2001, duke pohuar se ata janë një nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, dhe se nuk janë armiq të amerikanëve. Avokatët e prokurorisë janë takuar me Musaun muajin e kaluar në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, ku terroristët kryejnë burgimin e përjetshëm, pa mundësi lirimi me kusht. Ata deklaruan se materiali i marrë nga xhihadisti i dënuar është “shumë i rëndësishëm”, edhe pse ekziston një video, në të cilën Osama bin Laden mohon çdo lidhje me të dhe përmend vetëm 19 rrëmbyesit e që kanë punuar për të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WdcOAm3RjDc

Leave a Reply

Back to top button