Analiza

Zbulimi: Mossadi ka përgjuar Sekretarin e Shtetit, Kerry

kerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është spiunuar nga shërbimi sekret izraelit (Mossad) gjatë negociatave për paqen në Lindjen e Mesme, nëpërmjet përgjimeve telefonike, njoftoi sot e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” në versionin online.
Ajo shton se shërbimi i kryer nga Mossad-i bëhej për të mbajtur të informuar kryeministrin Benyamin Netanyahu lidhur me palestinezët dhe shtetet e tjera arabe të përfshira në bisedime.
“Der Spiegel” shton se vitin e kaluar Kerry kishte bisedime të rregullta telefonike me homologët e tij në Lindjen e Mesme duke përdorur jo vetëm linja të koduara telefonike, por edhe telefona normalë, sinjalet satelitorë të të cilëve ishin interceptuar nga shërbimi sekret izraelit, për të furnizuar qeverinë me informacione mbi qëllimet e të tjerëve në funksion të negociatave.
“As Departamenti amerikan i Shtetit dhe as autoritetet izraelite nuk kanë komentuar mbi këtë ngjarje”, saktëson e përjavshmja gjermane. Javën e kaluar, Kerry paraqiti një plan paqeje dhe një propozim për armëpushim mes palëve, që u refuzua ashpër nga kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu

Leave a Reply

Back to top button