Shkence

Zbulohet një trup misterioz në galaksi. A është planet apo jo?

Teleskopi Spitzer i administrimit kombëtar të aeronautikës dhe hapsirës (NASA) zbuloi një trup yjor në Udhën e Qumështit. Ekspertët nuk e dinë akoma nëse bëhet fjalë për një planet, pasi është shumë i madh, apo nëse është një yll xhuxh, por ka njës strukturë të ndryshme. Ky trup gjendet në kufi të të dyve. Objekti për momentin emërtohet OGLE- 2016-BLG-1190Lb dhe gjendet 22 000 vite larg nga sistemi diellor dhe ka një masë 13.4 herë më të lartë se Jupiteri dhe më të madhe se ata që rrotullohen rreth diellit. Kjo e bën atë një gjigand dhe ka 4000 herë masën e tokës. Problemi është se as mund të identifikohet nëse prodhon energji për ta konsideruar një yll.

Një planet e reflekton dritën, ndërsa ylli e krijon. Yjet shkrijnë hidrogjenin për të gjeneruar një sasi të mjaftueshme energjie, ndërsa OGLE-2016-BLG-1190Lb nuk e bën këtë. Ai nuk është as opak, pasi shkrin një izotop të hidrogjenit, deuterium, dhe gjeneron kështu një sasi të vogël energjie. Sipas astronomëve mund të bëhet fjalë për një yll që nuk ka arritur të formohet plotësisht, por përmasa e tij mund ta kthente në një planet. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është vendndodhja e tij. Është një zonë ku tradicionalisht nuk ka patur të tillë trupa qiellorë.  Që nga viti 1995 filloi identifikimi i ekzistencës së planeteve rreth yjeve të tjera dhe astronomët vunë re se nuk ka kurrë trupa të tillë në një distancë 5 herë më të vogël se ajo e tokës me diellin, por OGLE-2016-BLG-1190Lb ndodhet në më pak se gjysmën e kësaj distance. Zbulimi u bë nëpërmjet një teknike të mikrolentes gravitacionale që lejon zbulimin e trupave në vende të vështira si disku dhe bulbi i brendshëm galaktik nëpërmjet një lenteje që formohet nga tërheqja që një yll i bën dritës së tjetrit në mënyrë që të rritë ndriçimin e vet. Emri i këtij planeti vjen nga observimi i parë që realizoi eksperimenti i lentes optike gravitacionale, pra OGLE, një projekt i universitetit të Varshavës në qershor të vitit 2016. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button