Kulture

Zbulohet  vepra më e hershme e Leonardo da Vinçit

Eksperti i arteve  zbulon  veprën më të hershme të Leonardo da Vinçit

Studiuesit italianë pohojnë se kanë zbuluar pikturën e parë të bërë nga gjeniu i Rilindjes Leonardo Da Vinci. “Arkangeli Gabriel”, një pllakë xhami e lyer, është  nënshkruar dhe krijuar nga një artist që besohet të jetë Da Vinci 18-vjeçar.

Pretendimi bazohet në një nënshkrim dhe datë të pikturuar në vijën e nofullës së engjëllit, shumë pak të dukshme për syrin e e lirë. Ajo lexon “Da Vinci Lionardo”, me datën që tregon dukshëm  autorësinë; “1471.”

Pas tre vjet studimesh shkencore dhe artistike, Profesor Ernesto Solari, një historian arti dhe ekspert për Da Vinçin, së bashku me Ivana Rosa Bonfantino, një eksperte për shkrim dore, njoftoi se kjo mund të jetë puna e parë e njohur e prodhuar nga Da Vinci.

Pllaka prej xhami u gjet nga pasardhësit e familjes aristokratike Fenice të Ravellos,  në Itali, tha Solari. Ata nuk e dinin origjinën e pjesës ose që ishte e Da Vincit, por Solari tha: “Fatmirësisht, ata e kuptuan se ishte diçka që shkëlqente pak më shumë sesa gjërat e tjera që gjetën.”

Kaligrafia

Bonfantino analizoi disa mostra të panumërta të veprës së Leonardos, duke vënë në dukje se shkrimi i tij është zhvilluar  dhe sigurisht që ka ndyshuar që nga rinia e tij, por pohoi se “përputhja ishte shumë e afërt” midis shembujve të tjerë dhe asaj që gjendet në pllakë.

“Ideja që ne kemi formuar deri më tani nga Leonardo është Leonardo i ‘Mona Lizës’, Leonardo i ‘Darkës së Fundit’ – Leonardo i pjekur. Tani ne kemi njohuri për artistin që nga koha kur ai ka qenë një djalë i ri”.

Falë pjesës që kishte mbetur me pasardhësit e familjes, Solari tha, “Ne ishim në gjendje të rindërtojmë 500 vjet të vendndodhjes së pllakës.”

“Unë dëshiroj  që ajo të mbetet në Itali – është pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare”, tha Solari. “Kjo pjesë është vepra e parë e Leonardos dhe ka nënshkrimin e tij më të hershëm – është e paçmueshme.”/CNN-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button