Sport

Zvicra ndalon zyrtarisht “shqiponjën” për shqiptarët

xhakaTe Kombëtarja zviceriane e futbollit, futbollistët me origjinë shqiptare që militojnë në përfaqësuesen helvete nuk do të festojnë më me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli.
Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh u bë zyrtar nga Valon Behrami, i cili është një prej 5 lojtarëve me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës .
Përpara ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 me Lituaninë të cilën Zvicra do ta zhvillojë këtë të shtunë u organizua një takim ku morën pjesë kapiteni Gokhan Inler, mbrojtësi Stefan Lishtainer si dhe Xherdan Shaqiri e  Valon Behrami, dhe në këtë takim u vendos që për respekt të vendit që ata përfaqësojnë, futbollistët me orgjinë shqiptare gjatë angazhimit të tyre me kombëtaren helvete në asnjë rast nuk do të festojnë me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli, raporton Sport News.
Ky fakt u konfirmua nga gazeta zvicerane Blick, e cila e vë theksin në fjalët e mesfushorit Valon Behrami.
29-vjecari i Hamburgut në një intervistë të dhënë për të përditshmen zvicerane është shprehur se në këshillin e lojtarëve të mbajtur sëfundimi futbollistët e kombëtares kanë vendosur se në respekt të vendit që ata përfaqësojnë si dhe të tifozëve, nuk do të bëjnë më asgjë gjest që mund të mos u pëlqejë fansave.
“Duke filluar që nga ky moment ne nuk do të kemi më probleme të këtij lloji” deklaron Behrami për Blick.
Tema e festimit me gjestin e shqiponjës është diskutuar gjerë e gjatë në kombëtaren helvete pasi së fundmi, të prekur edhe nga ngjarjet që ndodhën në Serbi-Shqipëri, dy futbollistë shqiptarë sic janë Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami e kanë festuar me gjestin e shqiponjës shënimin e një goli në skuadrat e tyre./TemA/

Leave a Reply

Back to top button