Magazine

12 thënie nga Kurt Co bain, lideri i grupit legjendar i grupit “Nir vana”

Më 20 shkurt, Kurt Cobain, do të kishte festuar 54 vjetorin e lindjes. Solisti, kitaristi dhe kompozitori i grupit të famshëm “Nirvana”, vdiq nga një plagë e vetë-shkaktuar me armë zjarri plagë në prillin e vitit 1994, në moshën 27-vjeçare.

Gjatë jetës së tij, Cobain simbolizoi një fenomen ndërkombëtar, duke qenë një ikonë për një brez të tërë të rinjsh, të motivuar nga mbrojtja e të drejtave të tyre. Ai ishte antiteza e të rokstarëve të mëhershëm, një yll që dukej se e urrente famën e tij, ndërsa i bënte jehonë feminizmit dhe të drejtave të homoseksualëve. Ja cilat janë 12 citatet e Cobain, që flasin për mençurinë dhe besimet e tij.

“Gjysmën e kohës, unë jam një shaka shumë nihiliste. Herë pas herë jam shumë sarkastik, pastaj herë të tjera jam ende i ndjeshëm dhe shumë i sinqertë. Kështu lind thuajse çdo këngë,  është si një përzierje e të dyjave, dhe kjo është afërsisht mënyra sesi janë njerëzit në moshën time.

Unë jam shumë i mërzitur për gjërat që më kanë bërë të acarohem disa vjet më parë. Jam i inatosur për gjithçka në përgjithësi, ndaj të gjitha këto këngë kanë të bëjnë kryesisht me betejën time me gjërat që më acarojnë”.“Eja ashtu si je:Historia e Nirvanës” nga Michael Azerrad

“Pjesa më e madhe e muzikës është në fakt personale, për sa i përket emocionit dhe përvojave që kam pasur në jetën time. Por shumica e temave në këngë nuk janë aq personale. Ato janë më shumë thjesht histori nga televizori, libra apo miq. Por patjetër që emocioni dhe ndjenja janë të miat” (Rolling Stone, 1992)

“Në këtë pikë unë kam një kërkesë për fansat tanë. Nëse ndonjëri prej jush i urren në ndonjë lloj mënyre homoseksualët, burra apo gra me ngjyra të ndryshme, ju lutemi na bëni një nder:na lini të qetë! Mos ejani më në koncertet tona, dhe mos blini më disqet tona”

Nga albumi “Incesticide”

“Edhe pse i kam dëgjuar Aerosmith dhe Led Zeppelin, dhe në fakt u kënaqa me disa nga meloditë që kishin shkruar, m’u deshën kaq shumë vite për të kuptuar se shumë prej tyre kishin të bënin me seksizmin. Ata shkruanin vetëm për organin e tyre gjenital, dhe të bërit seks.

Nisa ta kuptoja se çfarë po më mërziste aq shumë 2 vitet e fundit të shkollës së mesme. Pastaj doli rryma punk rock, dhe ja u u krijua edhe grupi ynë. Ishte si bashkimi i një “puzzle”, dhe zgjidhja e një enigme. Grupi shprehte mënyrën se si unë ndihesha shoqërisht dhe politikisht. Ishte zemërimi që ndjeja, tjetërsimi” (Blank on Blank, 1993).

“Unë patjetër që ndihem më afër anës femërore të qenies njerëzore sesa asaj mashkullore, apo idesë amerikane se çfarë supozohet të jetë një mashkull. Mjafton që të shihni një reklamë birre, dhe do ta kuptoni se çfarë dua të them”. (Rolling Stone 1992)

“Meqenëse nuk gjeta ndonjë mik mashkull me të cilin të përputhesha, përfundova duke u shoqëruar me shumë vajza. Dhe unë gjithmonë e ndieja që ato nuk trajtoheshin me respekt, sidomos pasi gratë janë tërësisht të shtypura. Fjalët fyese ndaj tyre,ishin krejtësisht të zakonshme” (Blank on Blank, 1993).

“Ne kemi këtë konflikt midis së mirës dhe së keqes, midis dhe burrit dhe gruas. Pasi ka njerëz që u bëjnë gjëra të këqija njerëzve të tjerë pa ndonjë arsye, dhe unë thjesht dua t’i poshtëroj ata. E gjitha çfarë mund të bëj është të bërtas para një mikrofoni”. (Eja ashtu si je:Historia e Nirvanës)

“Unë mendoj se muzika rep, është forma e vetme jetësore e muzikës, që është futur në muzikë prej një kohë të gjatë që nga punk rock. Nuk do të bëja kurrë muzikë rep. Jo. Thjesht nuk ka kuptim. Njerëzit që bëjnë muzikë rep e bëjnë atë shumë mirë. Zakonisht ofendohem nga njerëz si Vanilla Ice. Njeriu i bardhë e ka sfilitur për shumë kohë njeriun e zi. Ata duhet t’ua lënë muzikën rep afro-amerikanëve, pasi ata e bëjnë aq mirë, dhe ajo është shumë jetësore për ta”. (Billboard, 1991)

“Unë nuk mendoj se unë dhe Courtney jemi njerëz të marrë fund. Ne na ka munguar dashuria gjatë gjithë jetës sonë, dhe tani qëllimi ynë është t’i japim Frances sa më shumë dashuri dhe mbështetje. Kjo është e vetmja gjë që unë e di se nuk do të dalë për keq”. (Rolling Stone, 1994)

“As grupi im muzikor nuk më intereson më si dikur. E di që tingëllon e ulët, por grupi ishte e vetmja gjë e rëndësishme për mua në këtë jetë. Por tani, unë kam një grua dhe një fëmijë. Unë e dua ende grupin, por nuk është e vetmja gjë për të cilën jetoj”.(Spin, 1992).

“Unë madje kam menduar se mos isha homoseksual. Mendova se kjo mund të ishte zgjidhja e problemit tim. Megjithëse nuk kam eksperimentuar asnjëherë me të, kam pasur një shok homoseksual. Më pas nëna nuk më lejoi më të isha shok me të, pasi ajo është homofobe. Ishte vërtet e rëndë për mua, pasi më në fund kisha gjetur një mik mashkull,ndaj të cilit isha afeksionuar dhe me të cilin bisedonim për shumë gjëra” (Blank on Blank, 1993).

“Shpresoj të mos bëhem aq e lumtur, sa të bëhem i mërzitshëm. Mendoj se gjithmonë do të jem aq neurotik sa të bëj diçka të çuditshme”. (Rolling Stone, 1994). / Rolling Stone – Bota.al

Back to top button
Close
Close