Liu Bang kishte lindur në një familje fshatare në qarkun Pei (tani pjesë e Provincës Jiangsu) rreth vitit 256 para Krishtit. Sipas legjendës, lindja e tij ishte shënuar nga një stuhi e madhe dhe shfaqja misterioze e një dragoi shumëngjyrësh, që qëndronte pezull ngjitur me shtratin. Ai gjithashtu kishte 72 nishane të zinj në kofshë, por ky konsiderohej një numër me shumë fat në Kinë, kështu që askush nuk u shqetësua.
Kur u rrit, Liu Bang gjeti punë si një zyrtar qeveritar në rrethinat e lumit Si, ku ai kaloi shumicën e kohës, duke pirë dhe duke “gjuajtur” femra. Legjenda thotë se ai asnjëherë nuk pagoi për pijet alkolike, por dyqanet e verës asnjëherë nuk e bënë të madhe çështjen, sa kohë që imazhi fantazmë i një dragoi, që shfaqej gjithmonë kur ai kalonte, ishte i mirë për të tërhequr klientë. Fati i mirë i tij vazhdoi kur një gjykatës i famshëm erdhi në qytet, duke i detyruar zyrtarët lokalë të mblidhnin dhurata për të. Liu nuk dha asgjë, por shkroi në letrën shoqëruese se ai kishte dhënë një shumë të madhe parash. Në vend që të inatosej prej hilesë, gjykatësi u befasua nga fytyra e jashtëzakonshme e Liu-t, aq sa e martoi vajzën e tij me të.
Një ditë, Liu po shoqëronte të burgosurit dhe ndodhi të shihte parakalimin e madh të perandorit të parë të Dinastisë, Qin Shi Huang. Legjendat pretendojnë se ai ishte kaq shumë i impresionuar nga skena e harxhimeve të bollshme, saqë komentoi: “Njeriu duhet të jetojë një jetë si ajo”.
Dihet se Liu u rebelua pas vdekjes së Perandorit, duke u bashkuar me një grup të udhëhequr nga lordi i luftës Xiang Yu. Liu shumë shpejt u provua të ishte një udhëheqës i shkëlqyer dhe fitoi ndjekës të shumtë, duke e detyruar Xiang Yu t’i jepte nën kontroll mbretërinë e vjetër Han, në Kinën Perëndimore. Ky ishte gabim, pasi shumë shpejt dy burrat iu kundërvunë njëri-tjetrit, se kush të merrrte nën kontroll Kinën. Reth vitit 202, Xiang kreu vetëvrasje dhe Liu u shpall perandor. Ai njihej si një sundimtar shumëngjyrësh, supozohet se njëherë ai rrëmbeu kapelën e një dijetari gjykate, dhe urinoi në të për të treguar përçmimin e tij ndaj arsimimit. Gjithësesi, ai konsiderohet njerëzor dhe perandor i civilizuar, pasi ua ulur taksat fshatarëve dhe bëri përpjekje të fuqishme për të rigjallëruar ekonominë. /Bota.al