Personazhe

Perandoresha trashëgimtare e burrit, Cixi

Screen Shot 2015-04-26 at 19.03.07

Lindur në 29 Nëntor 1835, në Pekin, Perandoresha trashëgimtare e burrit Cixi u bë një nga gratë më të fuqishme në Historinë Kineze, megjithë origjinën e saj nga familje Manchu, “deri diku e zakonshme”. Ngritja e saj në pushtet filloi në moshën 16 vjeçe, kur u përzgjodh për t’iu bashkangjitur haremit të perandorit, si një dashnore e përçmuar.

Historia vazhdon që perandori e dëgjoi atë të këndonte një natë dhe ishte magjepsur mjaftueshëm për ta bërë një nga dashnoret e tij të preferuara. Ajo ngeli shtatzënë me djalin e tij në vitin 1856, gjë që i dha asaj titullin e “Tzu Hsi”, që do të thotë “Perandoreshë e Pallatit Perëndimor” dhe shpesh e shkruar “Cixi” në Anglisht. Kur sundimtari vdiq në vitin 1861, ajo u bë regjente (zv.perandoreshë) për djalin e saj pesë vjeçar, perandorin e ardhshëm Tongzhi. Ajo e ndau regjencën me bashkëshorten e madhe të perandorit të mëparshëm, Perandoreshën trashëgimtare nga burri, Ci’an, e cila ishte nëna e vëllait të Tongzhi-ut, Princit Gong.

Kjo vazhdoi deri sa Tongzhi u bë mbret sipas të drejtës së tij në moshën 17 vjeçare. Kur ai vdiq pa një pasardhës 13 vite më pas, Cixi kishte mundësi të vendoste nipin e saj tre vjeçar si perandor, edhe një herë duke pretenduar regjencë me Ci’an dhe Princin Gong. Gong u rrëzua nga perandoreshat tre vite më vonë, dhe Cixi u bë e vetmja sundimtare, kur Cian vdiq në vitin 1881, duke marrë pensionin në një pallat veror të bollshëm, pasi nipi i saj u rrit. Megjithatë, ajo u thirr për të pretenduar titullin e perandoreshës përsëri në 1898-ën, pas humbjes së forcave kineze në luftën Sino-Japoneze. Ajo mbeti perandoreshë deri në vdekjen e saj në vitin 1908 dhe është ende një figurë enigmatike në Historinë kineze. /Bota.al

Tjetra: Mao Ce Duni

E meparshmja: Zhu Yuanzhang, Perandor i Kinës


Leave a Reply

Back to top button