Bota

A është i besueshëm promovimi i demokracisë nga SHBA-ja, pas Afganistanit?

Nga Katie LaRoque & Patrick W.Quirk

National Interest

Administrata e Joe Biden, është më pak se 1 muaj larg mbledhjes së Samitit të saj për Demokracinë, ku krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, do të përpiqen të çojnë përpara angazhimet që forcojnë vlerat demokratike, dhe adresojnë problemit e rritjetë autoritarizmit në nivel global.

Ky samit vjen pas tërheqjes së Amerikës nga Afganistani, dhe bashkë me të braktisjes së avokatëve të demokracisë në atë vend. Nëse tërheqja ishte vendimi i saktë strategjik, kjo gjë nuk do të jetë e qartë për vite me radhë.

Megjithatë i dukshëm tani është fakti se lënia e popullatës së brishtë të Afganistanit nën mëshirën e një regjimi represiv taleban, hedh një hije të errët mbi dobishmërinë e samitit tënivelit të lartë gjatë muajit të ardhshëm.

Aktivistët e shoqërisë civile që planifikojnë të marrin pjesë në samitin e dhjetorit, ka të ngjarë të kujtojnë ngjarjet në Kabul ose Kandahar, dhe të pyesin veten:a do të qëndrojnë vërtet Shtetet e Bashkuara, pavarësisht deklaratave të tyre të forta, të përkushtuara ndaj luftës sonë?

Solidariteti demokratik është i pakuptimtë, rast se komuniteti ndërkombëtar nuk qëndron në krah të aktivistëve të vijës së parë që përballen me tytat e armëve. Nëse Shtetet e Bashkuara synojnë vërtet të forcojnë demokracinë jashtë shtetit – diçka që Shtëpia e Bardhë pretendon se është thelbësore për politikën e saj të jashtme ajo duhet ta trajtojë me shpejtësikëtë problem që ka me besueshmërinë.

Presidenti Joe Biden e pranon se individët janë guri themeltar i luftës për demokraci në mbarë botën. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator ai tha:“Bota demokratike jeton falë aktivistëve kundër korrupsionit, mbrojtësve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe protestuesve për paqes, që janëfrontin e parë të kësaj lufte”.

Fjalë të tilla nga njeriu më i pushtetshëm në botë, ka të ngjarë të inkurajojnë jo pak aktivistëtqë përpiqen të zmbrapsin regjimet autoritare. Por retorika është diçka e lehtë. Në mungesë të pasojave apo burimeve, ajo nuk i hap aspak probleme autokratëve që shtypin qytetarët e tyre,dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të madh midis tyre për të mposhtur demokracitë e botës.

Nëse Shtetet e Bashkuara duan që ta shndërrojnë retorikën në një përparim të vërtetë drejt demokracisë nga Bjellorusia në Mianmar, nga Venezuela në Sudan ajo duhet që të fillojë duke bërë gjithçka që mundet për të shpëtuar luftëtarët e lirisë në Afganistan.

Për muaj të tërë, shumë prej tyre i kanë bërë thirrje administratës Biden të evakuojë afganët e rrezikuar, pasi ata kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara gjatë 20 viteve të fundit për të ndërtuar një Afganistan paqësor, demokratik dhe që respekton të drejtat e njeriut.

Mijëra kolegë dhe partnerët tanë që kërkonin evakuim, së bashku me familjet e tyre, mbetën pas kur avioni i fundit ushtarak amerikan u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar HamidKarzai” në Kabul.

Për shkak të interpretimit të vjetër të Departamentit të Shtetit, mbi atë që kualifikohet për programin e vizave speciale të emigrimit (SIV), vetëm ata që kanë punuar me kontrata të financuara nga SHBA (dhe jo ata me grante dhe marrëveshjet e bashkëpunimit), janë një prioritet i SHBA-së për t’u evakuuar.

Por në sytë e talebanëve, nuk ka rëndësi se në çfarë mënyre ishte i punësuar dikush, por vetëm nëse ai apo ajo punuan për të çuar përpara vlera që janë në kundërshtim me pozicionet e talebanëve. Presidenti duhet ti rikujtojë fjalët që tha më 31 gushtit:“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ndihmuar të largohen nga vendi, sa më shumë njerëz që janë në rrezik”.

Kjo nënkupton evakuimin e të gjithë partnerëve të SHBA-së atje. Megjithatë, problemi ibesueshmërisë shtrihet përtej dështimeve të SHBA-së në Afganistan. Për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar deklarata duke pohuar se Amerika qëndron përkrahnjerëzve të një vendi të caktuar, që kërkojnë një të ardhme më të mirë përballë një regjimi totalitar.

Por më pas nuk i përputh fjalët e thëna me diplomacinë e fuqishme apo burimet e mjaftueshme të ndihmës së huaj. Ky hendek midis fjalëve dhe veprimeve, është bërë më itheksuar që kur Joe Biden mori detyrën në janar. Prandaj Shtëpia e Bardhë duhet të lëvizë mëshpejt për të ngushtuar hendekun e besueshmërisë në arenën globale.

Hapi i parë që duhet të ndërmarrë, është të zgjerojë manualin e promovimit të demokracisë në SHBA. Kjo përfshin tejkalimin e sanksioneve, për të përfshirë hapa të tjerë që mund të frenojnë sjelljen autoritare. Pa marrë parasysh se sa shumë i shtrëngon sanksionet SHBA-ja, ky mjet i konsumuar ka pasur rrallëherë efektin e synuar.

Kriza e gjatë politike në Venezuelë, apo qëndrimi endë në fuqi i regjimit vrasës të Assad në Siri, tregojnë se sanksionet bëjnë shpesh shumë pak për ndryshimin e realitetit në terren. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, nuk duhet që ta heqin dorë nga ky mjet.

Por ato duhet të marrin në konsideratë kosto më të rëndësishme, për të ndëshkuar regjimet që i bëjnë të vuajnë qytetarët e tyre. Ndërmarrja e veprimeve më të guximshme, fillon duke mbështetur me forcë një normë ndërkombëtare E drejta për të ndihmuar – e cila thotë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate, kanë të drejtë të ndihmojnë aktivistët që luftojnë për një të ardhme më të mirë demokratike.

Kjo normë, e cila do të (ri)legjitimonte një sërë formash të mbështetjes së jashtme ndaj lëvizjeve jo të dhunshme pro-demokracisë, bazohet në premisën se sovraniteti është i rrënjosur në pëlqimin e të qeverisurve, gjë që autoritarët nuk e kanë (dhe për rrjedhojë nuk gëzojnë të njëjtin status sovran si kombet e tjera).

Një hap i dytë për të mbyllur hendekun e besueshmërisë:Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, duhet të përdorin opsione të reja praktike, që të nxisin ndryshime në sjellje nga ana eregjimeve represive. Kjo mund të përfshijë përpjekjet për t’i mohuar mbështetjen regjimeve nga partnerët e tjerë autokratë, ndihma e të cilëve i garanton shpesh aftësinë një regjimi për tashtypur rezistencën e brendshme.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duhet të shqyrtojnë forma të reja ndërhyrjeje për të ndihmuar në parandalimin e represionit, gjë që nuk kërkon një angazhim të qëndrueshëm të forcës ushtarake. Këto forma ndërhyrjeje duhet të kalibrohen për t’u përputhur me ashpërsinë e shkeljeve, por gjithashtu ato duhet të jenë mjaftueshëm të forta për të ndryshuar sjelljen e regjimit.

Për shembull sulmet e sofistikuara kibernetike ndaj infrastrukturës së regjimit përgjegjës,mund të shërbejnë si një parandalues ​​i dobishëm. Ndërsa Samiti për Demokracinë do të lëshojë një apel ndaj mbrojtësve të lirisë dhe demokracisë kudo që ndodhen, lipsen veprime konkrete dhe jo retorikë për të rindërtuar besimin dhe për të rivendosur besueshmërinë e kësaj administrate në sytë e atyre që rrezikojnë jetën e tyre për përparimin demokratik.

Dështimi për të vepruar, do të sinjalizonte se Shtetet e Bashkuara nuk janë në lartësinë edetyrës për të udhëhequr botën e lirë, gjatë asaj që vetë Biden e ka cilësuar si një pikë kthese midis demokracisë dhe autokracisë.

Shënim: Katie LaRoque, drejtuese e Qendrës Demokracinë, të Drejtat dhe Qeverisjen nëSHBA. Patrick W.Quirk, drejtor në Qendrën për Ndikimin Global. Më herët ka shërbyer në Stafin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit të Shtetit.

Back to top button
Close
Close