MAINMistere

Anomalia e gravitetit në Porto Riko: Çfarë po ndodh në thellësinë më të madhe të Oqeanit Atlantik?

Në kufirin midis Detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik ndodhet Hendeku i Porto Rikos, pika më e thellë në Oqeanin Atlantik. Pikërisht aty vërehet një anomali ende misterioze e gravitetit të Tokës. Sepse nëse hidhni një objekt në ujë, ai do të zhytet pak më shpejt se kudo tjetër në planet apo në zonën përreth.

Ndërkohë edhe pajisjet e lundrimit mund të dalin shpeshherë jashtë funksionimit, pikërisht për shkak të kësaj anomalie, duke shkaktuar lexime të rreme të parametrave për marinarët që lundrojnë në këtë zonë. Po çfarë po e shkakton anomalinë e gravitetit, dhe a ka ndonjë zonë tjetër të ngjashme?

Në vitin 1671, astronomi Zhan Rihter udhëtoi nga Parisi i Francës në KajenGuajanësFranceze në Amerikën e Jugut. Ai kishte me vete një orë lavjerrës. Ndërsa ora kishte qenë e saktë në Paris, ai vuri re se në Kajen ajo ecte më ngadalë, duke humbur plot 2 minuta e gjysmë çdo ditë.

Ai e shkurtoi lavjerrësin për ta bërë orën të saktë. Por kur u kthye në Paris, zbuloi se ora po funksiononte shumë shpejt, 2 minuta e gjysmë çdo ditë. Megjithëse e njëjta dukuri mund të vërehet kur udhëtoni për në Brazil ose Kanada, shkalla e ndryshimit nuk është uniforme.

Pasi dëgjoi historinë e orës së Rihter, matematikani Kristian Higens tha se ajo ishte një provë eksperimentale se Toka rrotullohet. Më vonë, duke përdorur të dhëna nga një orë e ngjashme me lavjerrës, Njutoni vuri re se Toka kishte një forcë gravitacionale më të vogël në ekuator për shkak të forcës centrifugale të rrotullimit të saj. Ndërsa në të dyja polet kjo forcë ishte më e madhe.

Megjithatë, graviteti në Hendekun e Puerto Rikos ndryshon nga zona që e rrethon. Së bashku me disa të tjera të ngjashme në mbarë planetin, ajo bën pjesë në grupin e zonave që quhen ai anomali të gravitetit. Anomalitë e gravitetit ndodhin kur një objekt i vëzhguar gjatë rënies së lirë,përshpejtohet me një shpejtësi të ndryshme nga shpejtësia e modeleve të gravitetit për atë vendndodhje.

Konkretisht në Hendekun e Puerto Rikos, graviteti është 380 miliGal, duke e bërë atë anomalinë më të madhe negative të gravitetit në Tokë. Në një tjetër anomali në Oqeanin Indian, graviteti është më i ulët krahasuar me atë që pritej. Në vitin 1977, gjeofizikanti Peter Molnar u përpoq të zbulonte se çfarë po e shkaktonte këtë dukuri.

Ashtu si graviteti pak më i fortë në pole, është për shkak të qenit më pranë masës më të madhe të Tokës, ai dinte një burim të mundshëm:diçka e madhe dhe e dendur duhet të jetë nën sipërfaqe. Në një studim të botuar në “Geophysical Journal International”, Molnar shpjegoi se modelet e mëparshme të gravitetit kishin supozuar se trashësia e kores së Tokës (litosfera) ishte goxha uniforme. Por duke e analizuar zonën, ai kuptoi se nuk ishte kështu, dhe se anomalia ka të ngjarë të shkaktohet nga një masë e dendur që ndodhet nën koren e Tokës dhe që “mund të jetë pllaka e varur e litosferës”. / bota.al

Back to top button