MAINRealiteti Shqiptar

Ben Blushi abuzoi me besimin e babait tim, Ismail Kadare

Nga Besjana Kadare

Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto dite nëse Kadareja vërtet i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një interviste, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht ne një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.

Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm.

Fatkeqësisht është bere praktike tashme qe gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma te ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer te tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane.

Back to top button