Letersi

“Është e ndaluar”, poezia që na mëson ta duam jetën

“Eshtë e ndaluar”, një poezi që i atribuohet Pablo Nerudës, është shkruar në të vërtetë nga Alfredo Cuervo Barrero, një poet spanjoll.

E titulluar Queda Prohibido, kjo poezi u shkrua në vitin 1980 nga Alfredo Cuervo Barrero, një poet spanjoll. Më vonë iu atribuua gabimisht poetit Pablo Neruda. Një poezi me një ngarkesë emocionale shumë të fortë që na inkurajon ta duam jetën në thelbin e saj të pastër.

Eshtë e ndaluar

Eshtë e ndaluar

të qash pa mësuar,

të zgjohesh në mëngjes pa ditur çfarë të bësh

të Kesh frikë nga kujtimet e tua.

Eshtë e ndaluar të mos u buzëqeshësh halleve,

të mos luftosh për atë që beson

dhe të heqësh dorë, nga frika.

Të mos përpiqesh të bësh realitet ëndrrat e tua.

Eshtë e ndaluar të mos tregosh dashurinë tënde,

të bësh që të tjerët të paguajnë për humorin tënd të keq.

është e ndaluar të braktisësh miqtë,

të mos mundohesh të kuptosh ata që të rrethojnë

dhe t’i telefonosh vetëm kur ke nevojë për ta.

Eshtë e ndaluar të mos jesh vetvetja para njerëzve,

të Shtiresh para njerëzve që nuk të interesojnë,

Të jesh i sjellshëm vetëm me ata që kujtohen për ty,

të harrosh të gjithë ata që të duan.

Eshtë e ndaluar të mos bësh gjëra për veten tënde,

Të kesh frikë nga jeta dhe kompromiset e saj,

Të mos jetosh çdo dite sikur të ishte fryma jote e fundit.

Eshtë e ndaluar të ndjesh mungesën e dikujt pa u gëzuar,

Të harrosh sytë dhe të qeshurën e tyre

vetëm sepse rrugët tuaja kanë pushuar së takuari.

Të harrosh të kaluarën dhe ta bësh të paguajë për të tashmen.

Eshtë e ndaluar të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit,

të mendosh se jeta e tyre vlen më pak se e jotja,

të mos besosh se gjithësecili mban rrugën e vet

në duart e veta.

Eshtë e ndaluar të mos krijosh historinë tënde,

të mos kesh as edhe një moment për njerëzit që kanë nevojë për ty,

të mos e kuptosh se atë që jeta ta jep,

në po të njëjtën mënyrë mund edhe të ta heqë.

Eshtë e ndaluar të mos kërkosh lumturinë tënde,

të mos e jetosh jetën duke menduar pozitivisht,

të mos mendosh se vetëm mund të përmirësohesh,

të mos ndjesh se, pa ty,

kjo botë nuk do të ishte e njëjtë.

Të mos mendosh se kjo botë nuk do të ishte e njëjtë pa ty.

Një poezi për të dashur të gjitha aspektet e jetës sonë

Kjo poezi na nxit të duam jetën, na nxit të jetojmë në mes të së përditshmes me forcën, pasionin, gëzimin që duhet të na dallojë. Autori rendit një sërë situatash ku secili prej nesh duhet të jetë në gjendje të kuptojë aspektin konstruktiv dhe pozitiv. “Eshtë e ndaluar të mos kërkosh lumturinë tënde”, shkruan Alfredo Cuervo Barrero. Sepse përballë errësirës gjithmonë duhet të gjesh shkëlqimin e dritës dhe duhet ta bësh duke shprehur identitetin tënd.

Dhe kështu e gjithë ekzistenca bëhet një enigmë, ku çdo pjesë, e përbërë nga miqësi, dashuri, lot, pasione, bëhet një pjesë e çmuar që duhet ruajtur me dashuri. Kjo është arsyeja pse është e ndaluar të mos kërkoni lumturinë tuaj, sepse ajo mund të gjendet në çdo cep, nëse dini të doni “botën” tuaj.

Bota.al

Back to top button
Close
Close