Bota

Facebook i kundërvihet Joe Bidenit. Nuk kemi faj që nuk u përmbush objektivi 70% të vaksinuar

Facebook ka reaguar ndaj akuzës së Presidentit Joe Biden se kompanitë e mediave sociale po “vrasin njerëz” duke lejuar dezinformimin mbi vaksinat.

Kompania tha se nuk kishte faj që SHBA nuk e përmbushi qëllimin e Biden për të vaksinuar 70% të amerikanëve deri më 4 korrik dhe pretendoi se pranimi i vaksinës ishte rritur midis përdoruesve.

“Në një kohë kur rastet e Covid-19 po rriten në Amerikë, administrata e Biden ka zgjedhur të fajësojë një pjesë të madhe të kompanive amerikane të mediave sociale. Ndërsa mediat sociale luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri, është e qartë se na duhet një qasje e tërë shoqërisë për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, shkroi Guy Rosen, zvpresident i Facebook për Integritetin.

Ai gjithashtu tha se kompania ka hequr 18 milion postime të konsideruara dezinformata dhe ulur shikueshmërinë në 167 milion pjesë të përmbajtjes ku ishin kontrolluar faktet.

Biden javën e kaluar akuzoi kompanitë e mediave sociale se nuk kanë bërë sa duhet për të fshirë informacionin e gabuar në lidhje me vaksinat. / bota.al

Back to top button
Close
Close