Sport

Firmosja me Cristiano Ronaldon hodhi në erë planet e Ole Gunnar Solskjaer 

Dita e transferimit të Cristiano Ronaldos në gusht është fajësuar për prishjen e të gjitha planeve të Ole Gunnar Solskjaer për Manchester United, duke përfshirë aktivizimin e Jadon Sancho.

Ronaldo ka qenë një nga të paktat shkëndija të ndritshme për United këtë sezon dhe i ka shpëtuar ata në një sërë rastesh, veçanërisht në Evropë me golat e vonshëm kundër Villarrealit dhe Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Në verë nuk u fol kurrë për ribashkimin e sulmuesit te United, 12 vjet pasi ai u largua, deri në javën e fundit të afatit të transferimeve.

Fillimisht dukej sikur pesë herë fituesi i Topit të Artë do të shkonte tek Manchester City, pasi ata nuk morën dot Harry Kane, përpara se Sir Alex Ferguson dhe Rio Ferdinand të angazhoheshin për ta bindur të kthehej në Old Trafford.

Pavarësisht se ka shënuar nëntë herë në 13 paraqitje deri më tani, Paul Merson ka pohuar se rikthimi i sulmuesit 36-vjeçar shkatërroi të gjitha planet e verës të Solskjaer, duke çuar në shkarkimin e tij.

“Më vjen keq për Ole Gunnar Solskjaer”, ka shkruar ish-sulmuesi i Arsenalit në rubrikën e tij për Sky Sports. “Ai kishte një plan në fillim të sezonit, pasi përfundoi i dyti sezonin e kaluar. Ai e kishte ndjekur Jadon Sanchon për një kohë të gjatë, e ka aktivizuar atë dhe i ka dhënë Edinson Cavanit një vit tjetër. Më pas, atij i sillet Ronaldo. Unë mendoj se traineri i ka hedhur të gjitha planet nga dritarja. Që nga dita e parë, ata nuk janë një ekip më i mirë me Ronaldon në gjirin e tyre.

“Nuk kalohen 29 ndeshje pa humbje pa luajtur në një mënyrë të caktuar, dhe sjellja e Sanços u dha atyre një tjetër armë për të luajtur në atë mënyrë. Me Ronaldon atje në majë, nuk e ke më atë armë për të luajtur në kundërsulm. Dhe Bruno Fernandes ishte lojtari i tyre më i mirë sezonin e kaluar – ai vështirë se ka pasur kontakt këtë sezon! Solskjaer kishte një plan dhe situata e Ronaldos i hodhi të gjitha nga dritarja, pak para se të fillonte sezoni.”

Back to top button
Close
Close