KultureMAIN

Fitorja e Sanremos dhe lumturia e gjërave të vogla

Irene Vella

Përfundoi të shtunën e 6 shkurtit edicioni i 72-të i festivalit të Sanremos, i cili nuk ka fituar asnjëherë më shumë se këtë vit për sa i përket vlerësimit, aq sa vetëm me Bonolis në krye ishin arritur shifra kaq të larta. Ndokush pyet veten se çfarë funksionoi veçanërisht, çfarë i bindi miliona njerëz të sintonizoheshin në Rai Uno për pesë mbrëmje radhazi, duke u rritur dita-ditës, deri në mbrëmjen finale, e parë nga 13,380,000 spektatorë me 64% të pjesëmarrjes.

Sigurisht që ardhja e mediave sociale ka ndihmuar në rinovimin e një programi që deri pak vite më parë ishte i preferuari i një publiku dukshëm më të spikatur, por një duartrokitje sigurisht duhet dhënë edhe për ata që muajt e mëparshëm u përpoqën të paketonin një produkt, i cili mund të përfshijë breza të të gjitha grupmoshave, që konkurrojnë me të rinj, disa nga të cilët debutojnë në atë skenë së bashku me këngëtarë që e kanë shkelur atë teatër, që nga vitet 60. 

Me një emërues të vetëm të përbashkët, dëshirën për t’u përfshirë, dëshirën për të marrë duartrokitjet, nevojën për të ndjerë ngrohtësinë e një publiku të ulur në stol për dy vjet të kësaj pandemie të mallkuar, që ka gdhendur një ndarje shumë të thellë midis, para dhe pas hannus horribilis, ose viti 2020, që ka marrë aq shumë në zemrën e secilit prej nesh. Nëse vërtet duam ta shohim me sy të kujdesshëm Covid-in, ai ka qenë aleat në kërkimin e lumturisë tek gjërat e vogla, që nuk do të thotë të kënaqemi me atë që sjell era, sepse me ardhjen e transmetimeve në streaming, shumica prej nesh kanë platforma Netflix, Amazon prime ose Disney plus në shtëpi, megjithatë kemi zgjedhur të ndjekim festivalin.

Ka nga ata që e kanë parë për të vazhduar me komentet në twitter, nga ata që kanë vendosur të krijojnë ekipe fantazie për t’u rikthyer për të luajtur, për të vënë baste dhe për të fituar me mijëra njerëz të tjerë, ata që janë ulur në divan me gjithë familjen, secili me këngëtaren e preferuar për të brohoritur, sepse kurrë më parë artistët konkurrues nuk kanë mundur të bëjnë gjyshen dhe nipin të këndojnë, të komentojnë veshjet, por emëruesi më i vogël i përbashkët është gjithmonë i njëjti, dëshira për të shkëputur mendjen, fikur trurin për një moment dhe lëshuar zërin. Disa tekste dhe monologë të caktuar kanë arritur t’i bëjnë njerëzit të reflektojnë, të emocionohen dhe të vënë theksin mbi një realitet që është aty në sytë e të gjithëve, një dëshirë e shëndetshme për lehtësi, siç nënvizoi edhe Sabrina Ferilli, “sepse në kohë të tilla të vështira është nevoja të lësh gjërat të rrëshqasin pa u rënduar në zemër, sepse lehtësia nuk do të thotë sipërfaqësi”.

Ndaj mirë se erdhët me Maneskin si super të ftuar në mbrëmjen e parë, dhe në lotët e Damianos pas interpretimit të “Koraline”, mirë se erdhët në emocionin e Morandit tek shkelte atë skenë që e pa të rritej dhe të bëhej një burrë me zemër fëmije, te Drusilla, e cila me elegancën, ironinë dhe zgjuarsinë e saj i bëri të gjithë të pajtohen, madje edhe më skeptikët, ndërsa për ata që nuk kishin shpirt kritik, edhe para triumfit, ajo nuk mund të bënte apo të thoshte asgjë për t’i bindur për të kundërtën.

Mbaj mend që kur isha e vogël, festivali i Sanremos kishte vetëm një gjë për mua: super të ftuar ndërkombëtarë, i prisja si një fëmijë në pritje të Babagjyshit, nga Madona tek Duran Duran, duke lënë jashtë muzikën italiane, me refrenet e tyre që në atë moment i konsideroja thjesht plehra dhe që sot, me rehatinë time, e gjej veten duke i kënduar.  

Nëse kjo pandemi ka një meritë, ajo ka qenë që na ka afruar me gëzimin e gjërave të vogla, si një skenë që është e mbushur me njerëz prej mishi e gjaku, jo më tullumbace të pikturuara të mbështetura në kolltuqe me buzëqeshje të ngrirë, këngëtarë të jashtëzakonshëm të aftë për të bërë të harrojmë qoftë edhe për një natë probleme të përditshmërisë, ballafaqim brezash, të cilët kanë kontribuar në ngritjen e një emisioni të sinqertë, sepse shikuesi nuk është budalla, ai vë re gafat e përgatitura dhe të sajuara, por percepton kur dëshira për t’u argëtuar është reale.

Në podium u ngjitën tre breza që, në vend se të bënin luftë, ishin bashkëpunëtorë, moment pas momenti, mbrëmje pas mbrëmje: Në atë përqafim mes Blankos dhe Morandit është një botë e tërë, ajo fjali e thënë nga ai tetëmbëdhjetëvjeçar i mrekullueshëm: “Unë kur të rritem dua të bëhem si Morandi”, ka vlerësimin, respektin dhe dashurinë e këtyre djemve të mrekullueshëm që nuk harrojnë nga kanë nisur dhe as ku duan të arrijnë.  

Le të buzëqeshim përsëri. Le të kthehemi në jetë. “Me duar… dhe me kokë, me gjoks, me zemër, me sytë e mi. Ciao”.

Back to top button