Keshilla

Fjalët e fundit që tha Steve Jobs përpara se të ndërronte jetë. Do t’ju emocionojnë

“Steve Jobs vdiq nga kanceri në pankreas në moshë të re dhe ishte një nga njerëzit më të pasur të planetit. Ai i shkroi këto fjalë dy ditë para se të ndërronte jetë.

“Në sytë e të tjerëve jeta ime është thelbi  dhe përkufizimi i suksesit, por përveç punës , kam ndjerë pak gëzime në jetë. Në fund, pasuria ime është vetëm një pjesë e jetës sime, me të cilën jam mësuar tashmë. Në këto moment, kur jam totalisht i sëmurë dhe e ndiej se jam shumë afër vdekjes, kuptoj që e gjithë pasuria ime është e parëndësishme. Ju mund të punësoni dikë që të drejtojë makinën tuaj. Ju mund tëpunësoni njerëz që të punojnë për ju, për t’ju siguruar më shumë para, por nuk mund të punësoni dikë për t’i dhënë sëmundjen tuaj. Mund të kemi shumë gjëra, por një gjë nuk mund ta kemi kurrë, jetën nëmomentin kur jemi duke e humbur. Ndaj, trajtojeni veten mirë dhe shpërblejini të tjerët. Sa më shumëmoshohemi, aq më të mençur bëhemi. Një orë që vlen 30 dollarë është e njëjtë me atë që vlen 300 dollarë, të dyja e tregojnë kohën. Një makinë që vlen 30,000 dollarë ose një tjetër me vlerë prej 300,000 dollarësh kanë të njëjtin qëllim. Të dyja ju çojnë në destinacionin tuaj. Nëse keni një shtëpi 300 metra katrorë apo 3000 metra katrorë, nuk kanë rëndësi pasi në të dyja, po të jesh vetëm, vetmia ndihet po njësoj. Kështu që në fund, shpresoj ta kuptoni se të krijosh miqësi të vërteta për të folur hapur, është një gëzim i vërtetë.

Këto janë 5 gjërat që duhet të bëni:

– Mos i edukoni fëmijët tuaj që të jenë domosdoshmërisht të pasur, kështu që kur të rriten nuk do t’i kushtojnë rëndësi çmimit të gjërave, por vlerës së tyre.

– Hajeni ushqimin si ilaç, përndryshe do t’ju duhet të merrni ilaçet sikur të ishin ushqimi juaj.

Jepu vlerë bashkëshortit, familjes, miqve të tu.

Trajtoji mire dhe shpërbleji të tjerët.

– Duaji njerëzit që të ka dërguar Zoti.”

Back to top button
Close
Close