AnalizaMAIN

Forum: A po tregohet BE shumë e butë ndaj Vladimir Putinit?

“Carnegie Europe”

Helmimi i Alexei Navalny dhe ndalimi i tij sapo mbërriti në Moskë nga Berlini, duhet t’a nxisin Bashkimin Evrpian që të adaptojë një strategji të ashpër dhe të bashkuar përkundrejt Rusisë së presidentit Vladimir Putin.

Ian Bond, drejtor i politikës së jashtme në “Center for European Reform”

Pas më shumë se 20 vjetësh, BE-ja nuk ka gjetur një strategji të suksesshme për t’u përballur me presidentin rus Vladimir Putin. Ky i fundit nuk e respekton dobësinë. BE-ja e trajton secilën shkelje të Kremlinit më shumë si diçka të izoluar,të denjë për sanksione të buta, sesa si një model sjelljeje që meriton në çdo rast një reagim më të fortë.

Në rastin e sulmit ndaj udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny në gushtin e vitit 2020, helmimi ndodhi në Rusi, dhe jo në Perëndim. Por BE-ja nuk duhet të sillet sikur kjo gjë nuk e legjitimon marrjen e masave më të ashpra ndaj Moskës.

Përdorimi i armëve kimike është një krim i neveritshëm, kudo që ndodh ai. Pas sulmit me agjentin nervor Noviçok në vitin 2018 ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripal në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e vendeve të BE-së dëbuan disa spiunë rusë -por me sa duket jo aq sa për t’i prishur punë Putinit.

Deri më tani, Brukseli ka reaguar mbi sulmin ndaj Navalny duke vendosur sanksione mbi një pjesë të vogël zyrtarësh rusë, dhe duke kërkuar që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike të hetojë programin rus mbi Noviçok.

Por kjo nuk do t`a detyrojë Putinin të kërkojë mëshirë. Bashkimi Evropian e nënvlerëson aftësinë e tij për të ndikuar mbi sjelljen e Rusisë. Ekonomia ruse mbështetet tek evropianët për të shitur hidrokarburet e saj, apo për të blerë mallra dhe shërbime, përfshirë shërbimet financiare për elitën. Evropa nuk duhet të ketë frikë që t`a përdorë fuqinë e saj.

Lliana Fix, drejtore e programit të departamentit të çështjeve ndërkombëtare në Fondacionin Körber

Përveçse po tregohet shumë e butë, BE nuk është aq e zgjuar sa Rusia. Siç ka argumentuar Mark Galeotti, sanksionet e vendosura pas helmimit të Navalny ishin plotësisht të parashikueshme, dhe patën më pak ndikim sesa ato të vendosura pas helmimit të Skripal. BE-së i duhen më shumë masa imagjinare sesa masat e zakonshme të sanksioneve dhe ndalimet e udhëtimit,sidomos në një perspektivë afatgjatë.

Një element i rëndësishëm i një qasjeje më të zgjuar të BE-së për një periudhë afatgjatë, do të ishte një qasje më serioze kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në BE. Skandale të tilla si e ashtuquajtura“Lavanderia Ruse”, dëshmuan se sa lehtë mund të hyjnë paratë e pista  në sistemin bankar evropian. Mbyllja e këtyre rrugëve, do të dëmtonte rëndë regjimet kleptokratike, dhe jo vetëm në Rusi.

Një masë tjetër e zgjuar për të mbështetur shoqërinë ruse në planin afatgjatë, do të ishte një liberalizim i regjimit të vizave. Ekspertët mbi Rusinë, e kanë kërkuar prej kohësh këtë gjë. Kjo gjë do t’i lejojë rusët e zakonshëm që t`a përjetojnë Evropën në vetë të parë, dhe të krijojnë lidhje më të ngushta me fqinjët evropianë, duke iu kundërvënë distancimit të ndërsjellë që ka ndodhur në vitet e fundit.

Së fundmi, por sërish e rëndësishme, Bashkimi Evropian-sidomos në politikën e jashtme – është vetëm shuma e shteteve anëtare të saj. Për sa kohë që vendet anëtare i japin përparësi interesave të tyre ekonomike dhe energjetike preferenciale, mbi një qasje të përbashkët evropiane, çdo mekanizëm i ndikimit të BE-së ndaj Rusisë do të mbetet i kufizuar nga këto divergjenca të brendshme.

John C.Kornblum, këshilltar i lartë në “NOERR LLP”

Unë do t`a shtroja pyetjen disi ndryshe. Putini është një despot që ka sukses nën presionin e jashtëm. “Ndëshkimi” i Rusisë vetëm sa forcon pozitat e tij në vend. Mendoj se është më mirë të marrim leksionet e viteve 1970. Detanta pati sukses pasi Perëndimi kërcënoi të minonte interesat e vërteta të Rusisë.

Madje në atë kohë, udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev pranoi Aktin Final të Helsinkit -qendër të tjera forcoi të drejtat civile në vendet komuniste – pasi u bë e qartë se Perëndimi nuk do të hiqte dorë nga Berlini, dhe se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të rilidhnin   marrëdhëniet me Kinën.

Sot, kur Gjermania po i injoron dëmet që mund t’u shkaktojë aleatëve gazsjellësi “Nord Stream 2”, apo kur NATO pranon raketa ruse në kufirin e Polonisë, Putini e di se e ka situatën nën kontroll. Vendosja e Rusisë para përgjegjësisë për luftërat në Ukrainë, Gjeorgji, ose Nagorni Karabak, apo përcaktimi i Rusisë si një agresore dhe jo “paqebërëse” në Ukrainë, do të tërheqë vëmendjen e Putinit.

Vendimi për të pranuar ofertën e vitit 2008 të anëtarësimit në NATO për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, do të ishte shumë herë më efektiv sesa sanksionet shtesë. Ose të mendohet mënyra sesi krimet e luftës ruse në Siri, të shqyrtohen nga OKB. Bëjeni këtë dhe do të keni  vëmendjen e Putinit. Më shumë sanksione ndaj tij? Ai do të kundërpërgjigjet duke mbyllur termocentralet tona përmes ndërprerjes së furnizimit me gaz.

Gianni Riotta, anëtar i “Council on Foreign Relations”, dhe drejtor i laboratorit të të dhënave në Universitetin Luiss

Në shkurt, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell,do të takojë në Moskë Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.Duke njoftuar takimin, të parin që nga misioni i ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini në Rusi në vtin2017, zëdhënësi i Borrell tha:“Ne do të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë pas kthimit të zotit Navalny  në Rusi, dhe presim që autoritetet ruse të respektojnë të drejtat e tij”.

Disidenti rus Alexei Navalny u kthye në atdheun e tij dhe u arrestua menjëherë nga policia. Si do të reagojë Evropa? Me një sfidë muskuloze siç ishin sanksionet pasi filloi lufta në Ukrainë? Një reagim dinjitoz siç i dha ndihmësi i Merkel Navalny pasi u helmua?

Mos prisni një qasje të bashkuar. Bashkimi Evropian, përballet me probleme ekonomike pandemike dhe në rritje, ai ka një varësi të madhe nga gazi rus, dhe disa vende anëtare e simpatizojnë hapur Kremlinin, ose janë të dominuara nga partitë populiste që mbështeten dukshëm nga Rusia.

Komisioneri Evropian Paolo Gentiloni ka premtuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të bëjë më të mirën e saj. Por çelësi në këtë drejtim do të jetë presidenti amerikan Biden. Nëse Biden i jep një farë mekanizimi ndikues BE-së, një koalicion i rregulluar NATO-BE, mund të përballet me udhëheqësin autoritar rus.

Marrë me shkurtime nga Carnegie Europe

Back to top button
Close
Close