AnalizaCovid19MAIN

Forum / Si do të jetë bota pas koronavirusit?

Një vit pasi Covid-19 nisi të përhapen në mënyrë të pamëshirshme në të gjithë botën, nisën të shfaqen konturet e një rendi global të riformuar nga pandemia. Ndërsa virusi ka shkatërruar shumë jetë, ka dëmtuar ekonomitë dhe ka ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve, ai do të çojë në një zhvendosje të përhershme të pushtetit politik dhe ekonomik si brenda dhe midis vendeve. Për të na ndihmuar të kuptojmë këto ndryshime,ndërsa kriza hyn në një fazë të re më 2021, “Foreign Policy” kërkoi mendimin e disa prej analistëve më të njohur nga e gjithë bota.

John Allen, presidenti i Institutit Brookings: Koha për udhëheqje

Covid-19 ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemin tonë ndërkombëtar tashmë të brishtë. Ky moment i vështirë, ka treguar se sa të keq-pajisura janë sistemet tona shëndetësore globale, duke detyruar shumë vende të marrin vendime moralisht të dënueshme, për të përcaktuar

se kush nga qytetarët e tyre e meriton të marrë kujdesin mjekësor.

Për më tepër, në vend se të ndërtojnë një koalicion të ripërtërirë global për t`a luftuar këtë sëmundje të tmerrshme, shumë vende janë mbështetur në politikat izoluese. Kjo ka sjellë një përgjigje të fragmentuar, joefektive pasi rastet po rriten sërish në gjithë botën, dhe Shtetet e Bashkuara janë një nga shembujt më të këqij.

Në fakt, Covid-19 përfaqëson një seri komplekse problemesh të ndërlidhura transnacionale, të cilat kërkojnë zgjidhje multilaterale të drejtuara nga udhëheqja. Për të adresuar çështje të tilla si racizmi sistemik, ndryshimi i klimës dhe nevoja për një rimëkëmbje ekonomike globale, është vërtetë e domosdoshme që ne të kërkojmë t`a forcojmë, dhe jo t`a dobësojmë, rendin tonë ndërkombëtar të përbashkët. Ndërsa në fund,do të jetë shkenca ajo që do na shpëtojë, pa udhëheqje nuk mund të ketë asnjë shpresë për veprim të koordinuar kundër sëmundjes, dhe aspër daljen përfundimtare nga kjo pandemi.

Anne-Marie Slaughter, drejtuese e “New America”: Pandemia hodhi farat e revolucionit

Pandemia dëshmoi përfundimisht se qeveria amerikane nuk është një lojtare e domosdoshme në çështjet globale. Administrata në largim e Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, refuzoi të bashkohej në partneritetin COVAX me 172 kombe, për të siguruar një qasje të barabartë globale në një vaksinë, dhe hoqi dorë nga përgjegjësia për adresimin e pandemisë në vend.

Amerikanët po e paguajnë koston për këtë, por pjesa tjetër e botës ka ecur përpara. Surpriza më e madhe e pandemisë, është shkëputja dramatike e ekonomisë së të pasurve nga ekonomia e të gjithë të tjerëve. Tashmë, të domosdoshme janë organizatat civile, shoqëritë dhe universitetet filantropike.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ndihmoi në organizimin e GAVI, Aleanca e Vaksinave dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike, që të dy partnerë kryesorë të Bashkimit Evropian dhe OBSH-së, në përpjekjet për luftimin e pandemisë siç është COVAX. Kompanitë farmaceutike amerikane janë jetike për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e një vaksine. Surpriza më e madhe e pandemisë është shkëputja dramatike kombëtare dhe globale e ekonomisë së të pasurve nga ekonomia e të gjithë të tjerëve.

Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 1 milion të vdekur në të gjithë botën, dhe ka qenë katastrofik për paguesit dhe bizneset e vogla. Megjithatë, tregjet financiare kanë pësuar pak dëme. Përkundrazi, vlerat e aksioneve po arrijnë kulme të reja. Hendeqe të tilla mbjellin “farën” e revolucionit.

Kishore Mahbubani, bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve për Azinë në Universitetin Kombëtar të Singaporit: Shekulli i kompetencës aziatike

Shifrat nuk gënjejnë. Shkalla e vdekjeve nga Covid-19 është më e ulët në Azinë Lindore dhe atë Juglindore. Mjafton të krahasoni Vietnamin (0.4 vdekje për 1 milion njerëz), Kinën (3), Singaporin (5), Korenë e Jugut (10), Japoninë (17),  Belgjikën (1.446), Spanjën (979), Britaninë (877), Shtetet e Bashkuara (840), dhe Italinë (944 të vdekur për 1 milionë banorë).

Dhe shifrat janë maja e ajsbergut. Pas tyre qëndron historia shumë më e madhe e zhvendosjes së kompetencës nga Perëndimi në Lindje. Shoqëritë perëndimore, ishin dikur të njohura për respektin e tyre ndaj shkencës dhe racionalitetit. Perëndimi ishte i njohur gjithashtu për qeverisjen e mirë, veçanërisht në Bashkimin Evropian.

Vala e dytë e fortë e pandemisë, konfirmon se diçka ka shkuar keq. Por çfarë vallë? Një përgjigje e thjeshtë:vetëkënaqësia. Perëndimi sapo supozoi se do të kishte sukses në këtë betejë. Nga përvoja e tyre e mëparshme me epidemitë e viruseve të tilla si SARS, shoqëritë e Azisë Lindore dhe Juglindore e dinin se ata duhej të ishin të ashpra në masa, vigjilente dhe të disiplinuara.

Një variabël jetik këtu është respekti për qeverinë. Fatmirësisht, këto shoqëri nuk ranë kurrë në mashtrimin reaganian se “problemi është qeveria”. Përkundrazi, ato e shohin qeverinë si zgjidhje. Prandaj, si shoqëria shumë e disiplinuar e Vietnamit, ashtu edhe ajo e trazuar politikisht e Tajlandës, ia kanë dalë të vënë nën kontroll Covid-19.

Institucione të forta qeveritare, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë, kanë reaguar me kompetencë. Dhe ekonomitë e Azisë Lindore ka të ngjarë të rikthehen më shpejt tek rritja, duke reflektuar kompetencë në menaxhimin ekonomik. Kur historianët e ardhshëm të kërkojnë fillesat e Shekullit Aziatik, ata fare mirë mund ta cilësojnë Covid-19 si momentin kur nisën të rishfaqen me forcë kompetencat aziatike.

Joseph S. Nye, Jr, profesor në Shkollën Kenedi në Harvard: Asnjë qeveri nuk mund ta përballojë e vetme

Globalizimi, ose ndërvarësia në të gjithë kontinentet, i përgjigjet ndryshimeve që kanë ndodhur në sistemin e transportit dhe teknologjisë së komunikimit. Covid-19 e ka transformuar më shumë formën – më pak udhëtime, më shumë takime virtuale – sesa madhësinë e globalizimit.

Disa aspekte të globalizimit ekonomik si tregtia janë kufizuar, por kjo është më pak e vërtetë për të tjerët, si për shembull financat. Disa zinxhirë industrialë të furnizimit po bëhen më të rajonalizuar, dhe shqetësimet e sigurisë po i detyrojnë kompanitë dhe qeveritë të kenë si përparësi kryesore reagimin “për çdo rast” sesa “në kohë”.

Por ndryshe nga përçarjet e vërteta si lufta, këto rregullime nuk ka gjasa të ndryshojnë rrënjësisht zinxhirët globalë të furnizimit apo tregtinë ndërkombëtare. Edhe nëse do ta bënin, ato nuk mund të zgjidhnin ndërvarësinë ekologjike në rritje.

Ndërsa globalizimi ekonomik ndikohet nga qeveritë, aspektet ekologjike të globalizimit si ndryshimi i klimës dhe përhapja e pandemive, përcaktohen nga ligjet e fizikës dhe biologjisë. Muret dhe tarifat nuk i ndalin kërcënimet ekologjike globale transnacionale, edhe pse pengesat për të udhëtuar dhe amullia e vazhdueshme ekonomike, mund t’i ngadalësojnë disi ato.

Asnjë qeveri nuk mund të përballet e vetme, por duhet të mendojë në termat e fuqisë me të tjerët, si dhe pushtetit mbi të tjerët. Unë nuk e kisha pritur që kaq shumë vende do të ishin kaq të paafta në përgjigjen e tyre, dhe kaq të ngadalta në mësimin e leksioneve.

Marrë me shkurtime nga Foreign Policy

Back to top button
Close
Close